Futboll Premier League Sport

“NËSE NA THONË QË TË MOS FESTOJMË PAS GOLAVE, NE NUK…”/ Ancelotti bën batuta pikante me rregullat e COVID-19

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, foli në lidhje me rregullat e COVID-19. Italiani u tregua krejtësisht i ftohtë dhe ia palexueshëm dhe fjalët e tij mund të merren si ironi të thella.

“Na thanë të vendosim maskat dhe të ndryshonim dhomat e zhveshjes. Po mundohemi të mbajmë dhe distancën mes nesh dhe jemi përshtatur mjaft mirë dhe mundohemi që t’i respektojmë.

“Ne po mundohemi të ndjekim protokollin. Nëse ata na thonë që të mos festojmë pas golave, ne nuk do e bëjmë. Ose më mirë akoma, ne nuk do të shënojmë, kështu nuk na del nevoja të festojmë.

“Ne kemi pranuar gjithçka tani. Nuk na bën përshtypje dhe nëse nuk na lejohet më festime. Nëse e keni vënë re, trajnerët nuk festojnë më prej VAR-it dhe nuk do të ishte problem nëse nuk u lejohet as futbollistëve të festojnë”, – tha ai.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I “VERDHEKUQVE”/ Mourinho me ide të qarta tek Roma, vendos për fatin e Kumbullës

Delo.autor

Wanda Nara: Sampaoli duhet të shkarkohet, ja kush është numri 9-të më i mirë tek Argjentina

Isa.Autor

ALAVES-BARCELONA/ Griezmann hesht kritikët me golin e shënuar, ja “MAGJIA”… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment