Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM MES TENSIONESH/ Flamurtari ndanë pikët me “gjirokastritët”

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida e rëndësishme mes Flamurtarit dhe Luftëtarit në Vlorë.

Flamurtari me anë të Nikës, në minutën e katërt të shtesës, ka gjetur golin e barazimit dhe i ka dhënë një pikë shprese vlonjatëve.

Ishte Rapo ai që kaloi në avantazh Luftëtarin, në fillimin e pjesës së dytë. Vlonjatët presuan, dhe në fund barazuan shifrat.

Luftëtari mund të kishte mbyllur ndeshjen, por në kundërsulme kaa gabuar disa herë

Vlen për t’u theksuar se në fund të sfidës, ka pasur tension mes skuadrave, teksa Nika është ndëshkuar me të kuq.

Tashmë Flamurtari ka shkuar në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Luftëtari në kuotën e 8 pikëve, por pozicionet e skuadrave nuk kanë lëvizur.

Related posts

NDIZEN POLEMIKAT/ I qeshur te Franca, i zhgënjyer tek Barcelona. Griezmann bëhet çështje e madhe tek “Katalanasit”

Delo.autor

Hamburgu emëron trajnerin e ri, çfarë do të ndodhë me Mavrajn?

Q.Autor

Abdurahimi: Partizani, një emër i madh në kampionatin shqiptar

Q.Autor

Leave a Comment