Futboll La Liga Sport

TRAJNERI I NJOHUR E THOTË HAPUR/ “Askush si VARANE, ai meriton Topin e Artë”

Laurent Blanc është pushim që nga viti 2016, kur përfundoi eksperienca e tij te Paris Saint-Germain. Për atë flitet shpesh kur një pankinë e rëndësishme dridhet, por në përfundim ish-futbollisti i Napolit dhe Manchester United mbetet vetëm një hipotezë. I suksesshëm mjaftueshëm në Francë, duke fituar Ligue 1 fillimisht me Bordeaux dhe më pas plot tre sezone me PSG nën Tour Eiffel, por kurrë shumë bindës, as në drejtimin e kombëtares franceze. Por tashmë, si një i jashtëm, e bën që të jetë një kënvështrim i vështirë për të mos u marrë në konsideratë me fjalët e tij. Kështu, pas Kupës së Botës, dhe një muaj nga ceremonia e “Topit të Artë” ish-futbollisti dhe trajneri, është intervistuar nga “France Football”.

“Nëse do të isha një votues, atëherë padyshim do të votoja për Varane. Fitoi Champions League dhe Kupën e Botës, është më i fortë se unë! Dhe mund të përmirësohet edhe më shumë. Për më tepër që ka mundësinë ta bëjë te një prej klubeve më të mëdha të botës, me të cilin luan tashmë prej 8 sezonesh, ndonëse është vetëm 25 vjeç. Ka fituar katër Champions League me Real Madrid dhe ka më shumë se 50 prezenca në kombëtare. Të gjitha gjëra gati të pamundura për një francez, aq më pak për një mbrojtës. Madje është një nder për mua që krahasohem me Varane”, deklaroi Blanc i bindur në cilësitë e mbrojtësit të Real Madrid dhe përfaqësueses së Francës, Blanc.

 

Related posts

Sarri i zhgënjyer për shkarkimin: Nuk e meritoja kështu

Sadik.Autor

JUVENTUS VENDOS REKORD/ Gjithçka e ezauruar në “Allianz Stadium” kundër Lazio

Sadik.Autor

I DOLI SKANDALI SEKSUAL/ Klubi i Sadikut e Bares masë ekstreme për trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment