Futboll Seria A Sport

NUK MJAFTON CHRISTIAN ERIKSEN/ Inter nis luftën me “Zonjën e Vjetër” për Pogba, ja plani

Çfarë merkatoje do të jetë pas pandemisë? Cilët lojtarë vërtet do të lëvizin? Virusi ka larguar të gjitha siguritë. Por një pyetjeje megjithatë mund t’i përgjigjemi që tani: Në Serinë A do të jetë sërish “luftë” Juve-Inter. Është fatal fakti që dy klubet përballen thuajse në të gjitha terrenet e merkatos, qofshin këta objektivë realë apo thjesht aksione shqetësimi.

Ka qenë kështu për Dejan Kulusevskin, e njëjta gjë vlen edhe për situatën e Kiezës. Ndaj nuk është për t’u befasuar nëse në listat (disi sekrete) të dy klubeve të ndodhet një fashikull me inicialet “PP” ose më saktë inicialet e Pol Pogbasë. Francezi nuk ka dalë kurrë vërtet nga radarët e bardhezinjve. Po nëse lëvizjen ta bënte Interi? E nëse Antonio Konte do të mundte të plotësonte dëshirën e transferimit në Milano të një “krijese” të tijën me të cilin ka fituar dy tituj?

VARIABLA – Skuadra zikaltër ka nevojë për një goditje në mesfushë. E ka vendosur në listë, nuk mjaftoi Eriksen dhe nuk mjaftojnë Sensi e Barela për të siguruar Konten në atë repart. Nevojitet një lojtar, mundësisht fizik, që të garantojë një cilësi të mirë golash me inkursionet e tij. Pra, kampioni i botës në fuqi është profili teknik ideal. Le të kuptohemi: mbetet një ëndërr (dhe shpesh këto edhe realizohen) e mbyllur në një sirtar në zyrat e Interit.

Inter.2019.20.esultanza.gruppo.abbraccio1.750x450

Nuk është hapur ende, as nga Marota, që Pogbanë e transferoi me kosto zero nga Mançester Junajtid te Juventusi verën e vitit 2012. Ndërsa sot problem mbetet çështja e pagës. Pogba përfiton te “Djajtë e kuq” 15 milionë stërlina në sezon, rreth 17 milionë euro. Jashtë mundësive për arkat zikaltër, po. Megjithatë, në lojë janë edhe disa variabla. Së pari: Pol ka një kontratë që i skadon në 2021-shin. Së dyti: dekreti i rritjes favorizon transferimin në Itali të të huajve.

Së treti: Stiven Zhang, i cili përjeton jo mirë faktin që është larg Juventusit. Se sa do të ndikojnë, mbetet për t’u parë. E sigurt është që vështirësia e Interit në një negociatë të mundshme është gjetja e një akordi ekonomik me Junajtid: zikaltrit, në të kundërt të Juventusit, nuk kanë lojtarë “europianë” ose më saktë të mirënjohur në fushën ndërkombëtare, për t’i vendosur në pjatë si shkëmbim.

paul_pogba_manchester_united_1_0

STRATEGJI – Megjithatë, nuk mund të hidhet poshtë gjithçka. Merkatoja e ardhshme me siguri do të ketë volume dhe shifra më të ulëta. E ndoshta zërin do ta ngrejë kush do të ketë arkëtime më të larta nga shitjet potenciale. Interi ka një seri dosjesh të hapura, në këtë kuptim. Është ajo e Ikardit, për të cilin Marota shpreson që të përmbyllet me sukses blerja nga PSG. Më pas diskutimi për Perisiçin, ende i lidhur me Bajernin.

Pa harruar Vesinon, tjetër element me vendin jo të sigurt në skuadër për të cilin është interesuar Evertoni. Janë këta që mbajnë “peng” nisjen e mundshme të bisedimeve për Pogbanë. Megjithatë, në Milanon zikaltër e dinë që i kanë në rregull të gjitha së paku për t’u përpjekur të transferojnë “Oktapodin” Pol nën urdhrat e Kontes.

Related posts

E bujshme! Partizani e “SHPËRFILLI”, tani e do River Plate për 350 mijë Euro

Sadik.Autor

INCIDENTI NDAJ SFIDËS ME POLONINË/ Shqipëria rrezikon finalen e madhe të Ligës së Konferencës

Delo.autor

Piramidë financiare/ Futbolli i bashkive, 6 miliardë lekë nga xhepat e shqiptarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment