Futboll Sport

CHAMPIONS/ Përmbyset Inter nga gjermanët, Chelsea e barazim spektakolar me Ajax

U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë prej sfidave të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

Borusia e Dortmundit arriti një fitore të madhe përballë Interit, teksa fitoi me rezultatin 3-2. Sfida ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë ishin Lautaro dhe Vesino që gjetën dy herë rrugën e rrjetës për zikaltrit.

Ndërkohë, krejtësisht ndryshe ishte fraksioni i dytë. Hakimi shënoi golin e parë për verdhezinjtë në minutën e 51-të, ndërkohë Brandt barazoi në të 64-tën. Përmbysja e madhe erdhi në të 77-tën, ku ishte sërish Hakimi që shënoi pas një asisti të bukur të Sanços.

Në fund, Dortmundi mori 3 pikët, dhe merr vendin e dytë në grup me 7 pikë, ndërkohë që mbetet i treti me 4 pikë Interi. Kryeson Barça me 8 pikë.

Liverpuli mori fitoren ndaj Genkut, falë fitores 2-1 në shtëpi. Goli i Uajnaldum u barazua nga Samata për miqtë, ndërkohë Okslejd-Çembërlejn shënoi të dytin sapo filloi pjesa e dytë. Napoli u ndal në shtëpi, në një barazim 1-1 ndaj Salcburgut, ndërsa një barazim spektakolar 4-4 arriti Çelsi me Ajaksin.

Related posts

Pjanic nuk dorëzohet: Do të kualifikohemi në Madrid

Sadik.Autor

DHUNA NË STADIUM/ Sot Komisioni i Disiplinës jep vendimin për ngjarjet e Korçës

Isa.Autor

Nis “finalja” e parakohshme, Franca e Argjentina duan raundin tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment