Futboll Sport

Simeone, Zidane, Allegri, Valverde…, midis “top 10” kandidatëve për “The Best”

FIFA po bën publike të gjithë të nominuarit për “The Best” në të gjitha kategoritë. Sot, në orën 14:00, FIFA shpalli kandidatët për këtë çmim në kategorinë e trajnerit më të mirë (meshkuj), ndër të cilët figurojnë emra që drejtojnë skuadra të mëdha europiane në rang klubi, por edhe kombëtare.

Të nominuarit janë Massimiliano Allegri (Juventus), Stanislav Cherchesov (Rusi), Zlatko Daliç (Kroaci), Didier Deschamps (Francë), Pep Guardiola (Manchester City), Jurgen Klopp (Liverpool), Roberto Martinez (Belgjikë), Diego Simeone (Atletico Madridit), Gareth Southgate (Angli), Ernesto Valverde (FC Barcelona) dhe Zinedine Zidane (Real Madrid).

La Liga është kampionati me më shumë prezenca, me tre trajnerë (Zidane, Valverde, Simeone), e ndjekur nga Premier League, me Guardiola dhe Klopp, si dhe Seria A me një përfaqësues, Massimiliano Allegri. Pjesa tjetër janë trajnerë, të cilët morën pjesë në Kupën e Botës së kësaj vere, si Cherchesov me Rusinë, Daliç me kombëtaren kroate, Roberto Martinez me “Djajtë e Kuq” belgë, Southgate me Anglinë dhe Deschamps me kampionen e re të botës, Francën.

Related posts

Skënderbeu vijon me përforcimet, firmos sulmuesi 21-vjeçar nga Mali

Sadik.Autor

Vrsaljko pranë vizitave mjekësore, ja numri që do të mbajë tek Interi mbrojtësi kroat

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Vula” përfundimtare. Përveç Sarrit, rrezikon dhe zyrtari i klubit në rast dështimi

Delo.autor

Leave a Comment