Futboll Sport

CRISTIANO ISHTE I INATOSUR/ Sarri shpjegon pse e zëvendësoi Ronaldon

Maurizio Sarri është i lumtur me fitoren që mori Juventusi në Rusi, ku besoi deri në fund, por e pranon se ndaj Lokomotivës nuk ishte një nga paraqitjet më të mira të “Zonjës”.

Tekniku foli për mikrofonët e “Sky” pas ndeshjes, ku shpjegoi pse e zëvendësoi Ronaldon.

“Nuk ishte një nga performancat tona më të mira. I dhamë mundësi Lokomotivës të kundërsulmonte rrezikshëm. Gjatë pjesës së parë, ishim shumë të hapur kur humbnim topin, dhe rrezikonim kur kapeshim në kundërsulm. Ishte një ndeshje e mirë në termat e karakterit, sepse ekipi tregoi se donte ta fitonte takimin me të gjitha kostot, dhe ia doli falë një numri të Douglas Costës.

Zëvendësimi i Ronaldos? Cristiano ishte i inatosur, sepse nuk ndihej shumë mirë. Para pak ditësh kishte një problem me gjurin. Kisha frikë se mos dëmtimi bëhej më serioz, dhe prandaj e zëvendësova”.

Related posts

SIMEONE DREJT RINOVIMIT/ Do të PAGUHET më shumë se KAMPIONI I BOTËS

Isa.Autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Partizani transferon mbrojtësin e Kombëtares Shpresa…

Delo.autor

MISION TËRËSISHT I DËSHTUAR/ Chelsea shkatërrohet në transfertë, Higuain një “fantazëm”

Delo.autor

Leave a Comment