Futboll Sport

PËRSE JO? Mane i përgjigjet Guardiolës: Do të simuloj përsëri për të fituar penallti

Sulmuesi i Liverpoolit Sadio Mane nuk do ta ndryshojë stilin e lojës, pavarësisht akuzave të Pep Guardiolës për simulim.

Trajneri i Manchester City Guardiola e quajti Manen simulues javën e kaluar, pasi përfaqësuesi senegalez u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje nga Frederic Guilbert i Aston Villës, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, i doli shpejt në mbrojtje Manes, ndërsa Guardiola i zbuti komentet e veta, duke thënë se ato ishin pjesë e një fjalimi më të gjatë të tij në të cilin e kishte lavdëruar senegalezin dhe se qëllimi i tij nuk kishte qenë aspak ta quante atë lojtar të tillë.

Mane tha pas fitores së Liverpoolit 2:1 kundër Genkut në Ligën e Kampionëve të mërkurën se nuk është prekur nga kritikat e Guardiolës, sepse thotë se beson se ka të drejtë të rrëzohet në zonë nëse ka kontakt.

Senegalezi pati një përgjigje sarkazëm për trajnerin e City, para takimit mes dy klubeve këtë të diele në Premierligë.

“Natyrisht se simuloj përsëri nëse fitoj penallti nga kjo”, tha Mane.

“Nëse simulimi ma fiton një penallti, atëherë do ta bëj përsëri! Përse jo? Ama çfarë Jurgen tha për mua është e vërtetë. Unë nuk simuloj”, shtoi ai.

Related posts

Dëbora në Romë mërzit Gatusson! Prishen planet e Milanit për gjysmëfinalen me Lazion

Q.Autor

ORARI I NDESHJEVE TË SERIE A/ Ja kur do të përballen Juventus dhe Lazio

Delo.autor

Laudrup: Bota ka vetëm një Leo, Dybala nuk është Messi!

Q.Autor

Leave a Comment