Futboll Seria A Sport

DËMTIMET NJË PROBLEM SERIOZ PËR INTER/ Braktis grumbullimin me Kombëtaren dhe rikthehet në ekip talenti…

Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz për Interin këtë sezon, teksa disa nga lojtarët kryesorë të ekipit janë detyruar të qëndrojnë jashtë, për shkak të problemeve me lëndimet.

Lojtari i fundit që ka shfaqur probleme me dëmtimet në kampin zikaltër, është mbrojtësi i talentuar Alesandro Bastoni. Futbollisti 20-vjeçar ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Veronës, e cila u fitua nga Interi me rezultatin 2-1.

Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, klubi zikaltër njofton se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë në fundjavë, dhe për këtë arsye ka braktisur grumbullimin me kombëtaren e Italisë së 21-vjeçarëve, dhe është rikthyer përsëri në Milano, për të vazhduar rikuperimin.alessandro-bastoni-inter-1570523575-26361

Megjithatë nuk është një dëmtim shumë i madh, por për të shmangur problemet më të mëdha, klubi zikaltër ka vendosur që lojtari të vazhdojë një program të veçantë për tu rikuperuar.

Related posts

14 vjeç kampion bote? Maradona e kishte parashikuar: Dy ëndrra kam… (VIDEO)

Sadik.Autor

PËRPLASJE E FRIKSHME NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton nxjerr jashtë gare Verstappen që në xhiron e parë (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Një nga lojtarët e preferuar nga tifozët, pritet të largohet nga Juventus

F.autor

Leave a Comment