Futboll Kosova Sport

DËMTIMI I MURIQIT NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi tjetër i Kosovës me postim emocional: Do fitojmë vetëm për ty…

Kosova do të luajë dy ndeshjet më të rëndësishme, teksa do të përballet me Çekinë në transfertë në 14 nëntor, dhe do të presë në shtëpi Anglinë.

Pikërisht këto dy ndeshje do të vendosin edhe kualifikimin për në Euro 2020, dhe Kosovës i duhen dy fitore për të shpresuar te kualifikimi. Në këto dy sfida të rëndësishme dhe të vështira, dardanëve iu duhet të luajnë pa një nga lojtarët më të mirë dhe më në formë të ekipit, siç është Vedat Muriqi.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në fundjavë në kampionatin turk, dhe nuk mund të luajë për dy sfidat eliminatore. Një moment ky shumë i vështirë për lojtarin, i cili dëshironte të ndihmonte kombëtaren e tij për të arritur një sukses siç është kualifikimi në Euro 2020.  VALO

Në mbështetje të Muriqit ka dalë edhe sulmuesi tjetër i Kosovës, Valon Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i ka uruar shërim të shpejtë shokut të ekipit, dhe thotë se do të fitojnë vetëm për të. “Do na mungosh shumë vëlla, por vetëm për ty do të fitojmë! Shërim sa më të shpejtë Vedat Muriqi. Do japim gjithçka vetëm për ty”.

Related posts

FENOMENAL/ Modriç: Mrekullia e BARIUT TË DHIVE, që arriti kulmin e botës (FOTO)

Isa.Autor

NGA MANCHESTER UNITED TEK MILAN/ Mbrojtësi Dalot: M’u realizua një ëndërr, ja çfarë premtoj…

Delo.autor

Shkëndija tjetër hap drejt titullit, triumfon në Shkup

Q.Autor

Leave a Comment