Futboll Sport

“BULLAFIQI DO VDESË I VETËM…”/ Dalin përgjimet tronditëse të mjekut të Maradonës

Pas zbulimit se mjeku Leopoldo Luke dhe psikiatria Agustina Kosaçov, të dy të hetuar për vdekjen e Diego Armando Maradonës, kanë falsifikuar disa firma, mbi të dy kanë dalë disa biseda audio telefonike, që u përkasin ditëve të fundit të jetës së legjendës argjentinase të futbollit.

“Rri e qetë Agustina, bëmë gjithçka mundëm. Familja ishte në dijeni të situatës dhe se po flasim për një pacient të vështirë. E vetmja gjë që dua të bësh tani për mua është që të më lajmërosh për lëvizjet e familjarëve të Diegos, duke qenë se janë shumë nervozë në këtë periudhë”, i drejtohej Leopoldo Agustinës. Ndërkohë, një tjetër bisedë sheh sërish mjekun personal që t’i drejtohet një kolegu tjetër, me ton satirik: “Ai bullafiq ia futi vetes duke vdekur”.

Apo edhe: “Me sa duket, ka pësuar një atak kardiako-respirator. Unë po shkoj aty”, që ishte një tjetër material i zbuluar nga hetimi dhe tashmë ka përfunduar edhe në dorë të medias.

Kjo do të thotë se Luke dhe Kosaçov do të merren shumë shpejt sërish në pyetje. Dhe ndërkohë, pas daljes së këtyre fakteve të reja, Dalma, vajza e parë e Armando Maradonës, me anë të një postimi ka mallkuar mjekun Luke dhe ka kërkuar: “Tani dua drejtësi të plotë”.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Barcelona-Atlecio Madrid, të dy ekipet në “luftë” për finalen

Delo.autor

GOLASHËNUESI I EURO 2024/ Kompanitë e basteve shikojnë Mbappe si favorit, njihuni me top-5

F.autor

TIRANA-KUKËSI/ “Bardheblutë” kërkojnë penallti, Hoxhallari bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment