Sport Të tjera

DOLI POZITIV TESTI ANTIDOPING/ Pezullohet 4 vjet dhe i heqin rekordin botëror atletit 30-vjeçar…

Atleti 30-vjeçar kenian Abraham Kiptum, është dënuar me 4 vjet përjashtim nga të gjitha aktivitetet sportive, pasi është konsideruar fajtor nga antidopingu britanik. Ai ka dalë pozitiv me substanca të ndaluara gjatë një testi antidoping.

Edhe pse testi është kryer këtë vit (fillimisht u pezullua 30 ditë, në prill të këtij viti), dënimi do të përfshijë edhe rezultate që janë arritur në vitin 2018. Për pasojë, Kiptum i është hequr rekordi botëror që vendosi në garën e gjysmë-maratonës.

Më 13 tetor 2018, keniani dha kohën 58’18” në garën e gjysmë-maratonës në Valencia, rekord botëror (përmirësoi me 5 sekonda kohën e mëparshme). Gjithsesi, kjo kohë tashmë nuk ekziston më. Dënimi për Abraham Kiptum do të përfundojë në mars të 23-shit.

Related posts

TOLERIM APO GJEST AMATORESK/ Gabimi trashanik prodhon AUTOGOLIN më qesharak (VIDEO)

Isa.Autor

“ROONEY MË JEPTE VIAGRA”/ Ish-sulmuesi i Anglisë rrëfen historinë epike: Isha i vetmi person në stërvitje me…

Delo.autor

David Villa një goleador i “heshtur”, ja shifra që ka arritur spanjolli

Sadik.Autor

Leave a Comment