Futboll Kategoria Superiore Sport

“DUA TË KETË RESPEKT PËR KËTË EKIP”/ Marantas ironi për arbitrin: E lavdëroj sepse…

Trajneri i Luftëtarit, Giorgos Marantas, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, menjëherë pas ndeshjes me Teutën. Greku kërkonte fitoren në këtë ndeshje dhe ka falenduruar tifozët dhe ka kërkuar respekt për skuadrën.

I kënaqur me barazimin? “Kështu siç shkoi ndeshja edhe me aksionin e fundit që humbëm me Dushkajn, që doja të fitoja, por luanim me një ekip që ishte i fortë. Luajtëm drejtpërdrejt dhe duhet ta pranojmë këtë pikë”.

Rënia dhe pikët që duhen? “Prandaj jam, i mërzitur, doja fitoren. Duhet të marrim më shumë pikë, edhe pse jam i kënaqur sot, pasi kur fitojnë kundërshtarët tanë, nuk na mjafton një pikë”.

Pikët që ju duhet? “Na duhen dhe të paktën 7 pikë që të arrijmë qëllimet tona. Nuk dua të ngre shumë pritshmëritë. Deri në fund të dhjetorit na duhen të paktën këto pikë, që të të bëhet dhe një merkato e mirë dhe të arrijë të kalojë disa ekipe që të qëndrojë. Kush do që të jetë trajner duhen përforcime në këtë ndeshje, s’ka rëndësi kush do jetë trajner. Ekipi është i tifozerisë dhe i falënderoj që ishin të pranishëm. Dua të ketë respekt për këtë ekip historik se ky ekip i ka dhënë shumë futbollit shqiptar. Të ketë më shumë respekt, nuk flas për arbitrat. Por, dua ti jap nderime arbitrit se ishte i zgjuar ka bërë dhe një meritë se i dha topin Teutës që ta luante topin shpejt”.

Related posts

ZYRTARE/ Merr fund dilema: Shpëtim DURO prezantohet te skuadra kampione

Isa.Autor

VALLADOLID-BARCELONA/ Messi “MAGJIK”me asist, Lenglet zhbllokon sfidën për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Benfica-Juventus: Portugezët duan fitoren e parë brenda 90 minutave

Isa.Autor

Leave a Comment