Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHKËLQEN TALENTI SHQIPTAR NË PREMIER/ Sulmuesi Broja nuk ka ndërmend të ndalet, shënon edhe ndaj Tottenham

Armando Broja po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa ka gjetur disa herë rrjetën me skuadrën e të rinjve të Çelsit.

18-vjeçarët e Çelsit kanë mposhtur me rezultatin 3-5 në transfertë, moshatarët e Totenhemit. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi shqiptar i cili shënoi golin e 5-të, për ekipin e tij.

Me këtë fitore ekipi i Brojës arrin në kuotën e 25 pikëve, 1 më pak se Fulhemi kryesues, në Premier Ligën e 18-vjeçarëve.

Me golin e sotëm, sulmuesi shqiptar shkon në shifrën e 9 golave për këtë sezon, ndërkohë që ka zhvilluar 11 ndeshje. 18-vjeçari shpreson që me formën që po kalon të tërheqë edhe vëmendjen e trajnerit Lampard, për ta thirrur atë në ekipin e parë.

CEL

Related posts

PAS BAYERN MUNICH/ Autoritetet hapin hetime për trajnerin e klubit të Bundesligës. Ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

POSTON POZA KUR GJENDET NË MOMENTE JO TË MIRA/ Strakosha tregon sekretin: Futbollist prej vëllait, jo prej…

Delo.autor

KOMPETICIONI PRESTIGJOZ/ Real Madrid dhe Barcelona, mbretërit e Kupës së Botës për Klube

Isa.Autor

Leave a Comment