Futboll Sport

E BUJSHME/ Dy klubet e Serie A përfshijnë lojtarët shqiptarë për të arritur marrëveshjen mes tyre

Valon Berisha nuk po kalon një formë të mirë te Lazio dhe në merkaton e janarit me shumë mundësi do të largohet nga të kaltrit.

Megjithatë aventura e mesfushorit mund të jetë përsëri në Serinë A, pasi një tjetër skuadër italiane interesohet për të marrë shërbimet e tij.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, futbollisti pëlqehet shumë nga Hellas Verona, të cilët do të përpiqen ta transferojnë në janar.

Madje sipas të njëjtit burim, thuhet se Verona po mendon të fusë në marrëveshje edhe mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbulla në marrëveshje, për të mbërritur te Berisha.

Image

Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon, dhe një kalim te Lazio do të ishte i mirë për lojtarin, por edhe për klubin kryeqytetas, të cilët do të kishin në organikën e tyre një futbollist me të ardhme të madhe.

Related posts

E BUJSHME/ Qëlloi për vdekje me armë se e penguan të kalonte me makinë, ish-futbollisti i Bundesligës shpallet në kërkim

Delo.autor

NË PRITJE TË LAUTAROS/ Inter i varur nga kapiteni, argjentinasi drejt rikuperimit të plotë

F.autor

I MAHNITI TË GJITHË GJATË STËRVITJES/ Mesfushori i Juventus pranë kalimit tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment