Futboll Sport

E BUJSHME/ Taulant Xhaka jashtë Kombëtares, pritet përgjigjja e Ergys Kaçes

Taulant Xhaka nuk do të vijë në grumbullim me Kombëtaren dhe emri në listën e pritjes është ai i Ergys Kaçes.

Mesfushori i AEL Larisës përshtatet me rolin e lënë bosh nga Xhaka dhe, me gjasë, stafi i kuqezinjve ka nisur një kërkesë ndaj lojtarit që po aktivizohet në kampionatin grek.

Në stërvitjen e djeshme, mesfushori kuqezi nuk ka qenë i pranishëm, madje as në grumbullim deri në orët e mbrëmjes.

Deri më tani, sipas “Panorama Sport” nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga Kaçe.

Mesfushori kuqezi gjithashtu është prej atyre që e ka ndierë lënien jashtë planeve kohët e fundit dhe sigurisht që ka rikujtuar pakënaqësitë e vjetra.

Sot pritet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.

Related posts

NË ANGLI JANË TË SIGURTË/ Fabregas do të luaj me klubin ITALIAN, nuk është INTERI

Isa.Autor

Liverpooli nuk ndalet vetëm me Van Dijkun, dëshiron të sigurojë Goretzkan në janar

Q.Autor

APELI NUK E FALI/ Ja sa milionë lekë duhet të paguajë Vllaznia për të rikthyer në fushë Malotën

Delo.autor

Leave a Comment