Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Arsenali gjen zëvendësuesin e Ozil, shpëtimi vjen nga Gjermania

Largimi i Mesut Ozil në merkaton e janarit nga skuadra e Arsenal është thuajse një çështje e kryer. Mesfushori gjerman i ka valixhet gati, por dikush duhet të zëvendësojë fantazistin dhe të mbyllë boshllëkun që do të sjellë largimi i tij në mesin e fushës së skuadrës së Emery. Për këtë arsye po shihet me kujdes në merkato dhe duket se shpëtimi vjen nga Gjermania.

Sipas mediave britanike, skuadra e Arsenal synon të sjellë në Premier League një tjetër fantazist, James Rodriguez, që aktualisht luan me Bayern Mynih. Sulmuesi kolumbian është në pronësi të Real Madrid, që e ka lënë në formë huazimi për dy vite te bavarezët, por 6 muajt e ardhshëm ai mund të luajë me “topçinjtë”, në Londër.

Një lojtar që tek Arsenali do të vinte në formë huazimi deri në qershor, por me të drejtë blerje në fund të sezonit. Ky transferim do t’i kushtonte skuadrës londineze vetëm 3 milionë stërlina, shuma e mbetur nga kontrata aktuale e huazimit që ekziston mes Real dhe Bayern. Një lëvizje e zgjuar e Arsenal, nga e cila do të përfitonte edhe lojtari, që do të gjente një skuadër ku do të luante më shumë.

Related posts

Lumë kritikash/ Futbollisti kroat si trajneri i Liverpoolit : Nuk mund të luash në një vend ku nuk fiton asgjë

Isa.Autor

MARRËVESHJA/ Ja ku dhe kur do të zhvillohet revanshi mes Joshua dhe Usyk…

Delo.autor

MILIK ME PROBLEME FIZIKE? Roma reagon ashpër mbi aludimet për kontrollet mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment