Futboll Premier League Sport

E FRIKSHME NGA FRANCA/ Ish-menaxheri kërcënon me vdekje mesfushorin Kante, ja arsyeja

N’Golo Kanten e njohin të gjithë si një futbollist me zemër të madhe.

Lojtari me origjinë nga Monzambiku është rritur në varfëri të skajshme ndërsa sot fiton miliona euro me skuadrën e Chelsea. Ferancezi ka kaluar disa peripeci në jetën e tij. Gazeta prestigjoze “L’Equipe” zbulon se Kante kishte vendosur që të ndryshonte edhe menaxherin pas transferimit nga Licester tek Chelsea, duke shkaktuar pakënaqësi, të cilat u transformuan në tentativë zhvatjeje, falsifikimi, madje deri në kërcënim ndaj tij edhe menaxherit të ri që kishte zgjedhur.

Kante kishte vendosur që të ndryshonte menaxher dhe kishte paguar një shifër prej 150 mijë eurosh për t’u larguar nga Nuari Khiari. Kjo shumë është konsideruar shumë e papërfillshme nga ish-agjenti i tij, duke parë vlerën e kartonin e mesfushorit.

Prej këtu lindi konflikti për zhvatje dhe më pas erdhi edhe denoncimi i bërë nga futbollisti dhe menaxheri i tij aktual Abdelkarim Duis, të cilët konfirmojnë se janë kërcënuar me vdekje në një takim të fundit që kanë pasur. Duis përfitoi 4 milionë paund komision nga Çelsi për transferimin e Kantesë, e cila u pagua në një llogari në Nju Xhersi, ku Kante kishte hapur gjithashtu një kompani “offshore”. Por menaxheri i tij i vjetër kërkonte ndarjen e komisionit.

Related posts

SHQIPËRIA gjen sërish fitoren dhe HYSAJN, mbrojtësi bën apel: Të vazhdojmë me këtë modul loje

Isa.Autor

E QUAJNË “RONALDO 2″/ Ish sulmuesi i Milanit: Nuk jam trashëgimtar i askujt

Isa.Autor

Refuzoi rinovimin/ Flamurtari “në sulm” për mbrojtësin më të mirë të Superiores

Isa.Autor

Leave a Comment