Futboll Sport

GËZON PAMASË TIFOZËT “KUQEZI”/ Ibrahimovic i hap dyert rikthimit: Milan është shtëpia ime e dytë!

Zlatan Ibrahimovic gëzon pamasë tifozët e Milanit. Edhe pse mes tij dhe klubit kuqezi nuk ka ende një akord për shkak të pagës së lartë që kërkon suedezi, Ibrahimovic i ka hapur dyert rikthimit te Milani. Zlatan i cili është aktivizuar për 2 sezone te kuqezinjtë nga 2010-ta në 2012-ën duke shënuar 56 gola në 85 ndeshje, në një intervistë për Gazzetta Dello Sport i ka hapur dyert rikthimit të tij te Milani duke bërë të lumtur të gjithë tifozët e klubit 7-herë kampion Europe që kërkon një emër të madh në skuadër për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në kampionat.

“Milano nuk është qyteti im i dytë, por është shtëpia ime e dytë”, deklaroi Zlatan. I cili më pas shtoi: “ Kam kujtime të jashtëzakonshme nga ai qytet, dhe aty jeton një nga personat tek i cili kam më shumë besim”. Për Ibrahimovic interesohet edhe Bologna me trajnerin Sinisa Mihajlovic që është një fans i madh i suedezit, por gjasat janë që 38-vjeçari të pranojë ofertën e Milanit.

Pavarsisht distancës ekonomike fjalët e suedezit se nëse bëhet fjalë për një projekt që e stimulon ai mund të luajë deri në 50-vjeç, i japin shpresë Milanit dhe shanset që Zlatan të riveshë fanellën kuqezi po vinë në rritje nga dita në ditë.

Related posts

Messi dhe Ronaldo të pandalshëm, shënojn së bashku 1.260 gola

Sadik.Autor

Shehi: Roli i trajnerit më pëlqen, do dëshmoja me dëshirë në UEFA për çështjen e trukimeve

Sadik.Autor

ËNDËRROJNË TIFOZËT E BAYERN MUNCHEN/ Zidane-Ribery mund të drejtojnë skuadrën?

F.autor

Leave a Comment