Futboll Sport

E TRISHTË/ Ylli i Superiores ka probleme me zemrën, ja çfarë thonë mjekët

Kirian Nuabueze është lojtari i momentit në kampionatin shqiptar. Ai kryeson listën e golashënuesve me 11 rrjeta deri tani. Shtatë prej tyre i ka shënuar në katër ndeshjet e fundit. Nuk ka humbur asnjë ndeshje me Laçin dhe i ka mrekulluar të gjithë me forcën, klasin dhe saktësinë që ka para portës.

26-vjeçari iu bashkua këtë verë kurbinasve pas eksperiencave te ND Gorica dhe Pobeda. Historia e trishtë Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet për nigerianin me pasaportë amerikane, papritur të shfaqen lajme shqetësuese. Më 28 qershor të vitit 2018, klubi i ND Goricës në Slloveni ka nxjerrë një komunikatë për shtyp, ku thotë se do të ndërpriste kontratën me Kirian Nuabuezen, sepse pas vizitave mjekësore, mjekët nuk kanë dhënë miratimin se ai mund të vazhdonte karrierën futbollistike me klubin slloven.

“Kirian Nuabuezes nuk i është dhënë leje nga mjekët sllovenë për të vazhduar karrierën futbollistike me fanellën bardheblu. Përgjigjja e analizave mjekësore nuk i ka kënaqur mjekët, prandaj ND Gorica ka pranuar që ta ndërpresë bashkëpunimin me këtë futbollist. “Falënderojmë përzemërsisht Kirian Nuabuezen për kontributin e tij me skuadrën tonë dhe i urojmë fat, por mbi të gjitha shëndet të mirë gjatë jetës së tij”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e klubit slloven.

GORICA

Deri këtu bëhet fjalë për probleme shëndetësore, por askund nuk është cituar diagnoza apo të specifikohet problemi, por media sllovene nuk e ka lënë me kaq. Problemet me zemrën “Një amerikan me probleme kardiake, që Gorica nuk e donte, pothuajse vdiq në fushë”, është titulli i portalit slloven www.siol.net më 14 nëntor të vitit të kaluar.

kirian nuabueze

“Një futbollist amerikan me origjinë nigeriane, që nuk ka mundur të marrë certifikatën mjekësore në Slloveni, për shkak të problemeve me zemrën, vazhdon të luajë futboll duke vijuar karrierën e tij në Maqedoni. Ka luajtur edhe si titullar me skuadrën që kryesonte kampionatin derisa në një moment është rrëzuar përtokë gjatë ndeshjes. Kirian Nuabueze mbërriti te ND Gorica në fillim të vitit 2018 dhe pasi luajti për gjysmën e sezonit, ai iu nënshtrua analizave mjekësore rutinë para se të niste edicioni i ri.

Related posts

“Hiqni fanellat, kërkoni falje Shkodrës, dhe mos dilni më në qytet”, shpërthen ish-mbrojtësi

Sadik.Autor

HISTORIA E DJALOSHIT BERATAS/ Nga kamerier në Zakinthos tek CR7 në Champions, Uzuni po shijon lavdinë

Delo.autor

FORMULA 1/ Edhe Portugalia në dyshim, gati ndryshimi i radhës i kalendarit të garave për Botërorin 2021

Delo.autor

Leave a Comment