Breaking News Ekskluzive Futboll Gossip Sport

EKSKLUZIVE/ Sabina Mete rrëfen prapaskenat e ndeshjes me Francën në “Air Albania”. Ja cila moderatore më pëlqen

Përveçse simpatike është dhe gazetare sportive. Sabina Mete ka studiuar për gazetari dhe ka zgjedhur fushën e sportit si profesionin e saj pasi në një pjesë të intervistës u shpreh se e ka ndjekur sportin që e vogël, ka gjetur veten dhe i erdhi momenti për ta shfrytëzuar si profesion.

Në një intervistë eksluzive për AlpeSport.al, Sabina rrëfen projektet e së ardhmes dhe prapaskenat në karrieren e saj.

Intervista e plotë

Sa kohë u bë që je pjesë e familjes së “TVSH”?

Janë gati tri vite që jam pjesë e “RTSH-Sport”, tri vite shumë të mira do thoja ku si një studente që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës më kanë rritur shumë profesionalisht në fushën e gazetarisë, sigurisht është e vërtetë ajo që thuhet se “RTSH” përpara se të jetë TV është një shkollë e mirë.

Si nisi rrugëtimi që vendose se stacioni yt do ishte pikërisht fusha e sportit?

E kam ndjekur sportin që e vogël, nuk e kisha menduar kur fillova studimet për gazetari se do të më jepej kjo mundësi por kur erdhi momenti e shfrytëzova dhe gjeta veten pasi kur bën diçka që e do të duket gjithmonë edhe më e bukur.

A ka patur momente që ke dashur të largohesh nga sporti per t’iu drejtuar një tjeter ëndrre?

Deri tani nuk e kam menduar! Jam përshtatur shumë në fushë, është ajo që dua të bëj dhe përpos vështirësive ndonjëherë që ka kjo punë nuk më ka shkuar në mendje. Në të ardhmen çfarë s’mund të ndodhë! (qesh)

Si ishte të raportoje nga një prej eventeve më të mëdha te futbollit në vend, siç ishte ai i inagurimit të stadiumit “Air Albania”?

Unë kam raportuar nga shumë stadium në Shqipëri, kam vizituar edhe stadium jashtë shqipërisë por me të vërtetë ajo mbrëmje e 17 Nëntorit ka qenë e veçantë. Kur shikoje gjithë atmosferën, gjithandej ngjyrat kuqezi, të gjithë shqiptarët së bashku për të mbështetur Kombëtaren në një stadium të ri, me parametra europiane sigurisht që ishte një ndjenjë e veçantë, për ta theksuar edhe më tepër kur merr me vlerë edhe nga kundërshtari që ke përballë pasi luanim kundër kampionëve të botës.

Cili është futbollisti yt i preferuar?

Është bërë e lodhshme tani të përsërisim sërish emrat të CR7 apo Messit. Si tifoze e Gjermanisë do të zgjedh Neuer por nuk do të përjashtoja Pogba dhe Pique.

Keni komunikim me lojtarët e Kombëtares kuq e zi? Nëse po, cilin do të veçonit?

Sigurisht që kam komunikim dhe dashur pa dashur do të kem sepse e tillë është edhe puna që bëj, le të qendrojnë ashtu të gjithë të bashkuar (qesh).

Kë zgjedh në derbi, Tiranën apo Partizanin?

Derbi është gjithmonë i bukur, i zjarrtë, nuk ka nevojë për zgjedhjen time, le të fitojë më i miri në fushën e lojës.

Cila nga gazetaret apo moderatoret e tjera sportive shqiptare ju pëlqen?

Të gjitha moderatoret sportive në shqipëri janë përveçse të bukura edhe të afta profesionalisht por do të veçoja dy emra, Hygerta Sako dhe Vilma Masha.

Objektivi i së ardhmes është moderimi i një emisioni sportive apo përzgjidhni gazetarinë në terren?

Njeriu synon gjithmonë komoditetin por ndodh që studio të jep rehatinë por nuk të jep kurrë ato emocionet dhe atë ndjesinë që të jep gazetaria e terrenit, kur ti je në vendgjarje, kur ti e prek çdo gjë nga afër dhe kur realisht e di se për çfarë je atje, marrëdhënie të shumta me njerëz të ndryshëm dhe kjo e bën më të bukur, nëse do të kem mundësi duke qenë se i kam provuar të dyja përsëri do i bëja po të dyja me shumë kënaqësi.

/ALPEsport.al

Related posts

PARA SFIDËS TË SË DIELËS/ Leo Messi duket në FORMË. Poston FOTO nga…

Delo.autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Napoli interesohet për Strakoshën, por oferta nuk bind Lazion

Sadik.Autor

Leave a Comment