Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Torino-Inter. Rezultati 0-3

Sfida mes Torinos dhe Interit do të mbyllë siparin e ndeshjeve të sotme në Serinë A. Zikaltërit e Antonio Kontes, do të tentojnë të vijojnë ecurinë e rezultatetve pozitive, pas 3 fitoresh radhazi, për të mos e thelluar më shumë diferencën ndaj kryesuesve të Juventusit, të cilët triumfuan ditën e sotme me rezultatin 1-3 ndaj Atalantës.

Ndërkohë nga ana tjetër Torino e Valter Maxarrit, vjen në këtë përballje pas fitores 0-4 në transfertë ndaj Breshas. Të dy trajnerët kanë  bërë publike edhe formacionet zyrtare. Konte në mungesë të Asamoah ka aktivizuar titullar Biraxhin, ndërkohë që Vesino luan në vend të Sensit. Për sa i përket torinezëve, Zaza nuk bën pjesë në formacionin titullar, teksa sulmi do të formohet nga Berdi dhe Beloti.

 

LIVE/ Torino – Inter 0-3

 

MINUTA 12/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

MINUTA 1/ Starton sfida

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TORINO: Sirigu, Ico, Nkululu, Bremer, De Silvestri, Bazeli, Lukiç, Meite, Ansaldi, Verdi, Beloti.

INTER: Handanoviç, Godin, De Vrij, Shkrinjar, D’Ambrosio, Vesino, Brozoviç, Barela, Biraxhi, Lautaro, Lukaku.

Related posts

MILANI E BËN “BALTË”/ Kuqezinjtë SHOKOHEN në “San Siro” ndaj Atalantës (VIDEO)

Isa.Autor

COPA DEL REY/ Sulmuesi Garcias përfiton nga një gafë dhe zhbllokon sfidën ndaj Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool bën ofertë zyrtare për Nabil Fekir

Sadik.Autor

Leave a Comment