Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“EMOCIONE TË FORTA NË DEBUTIMIN E ME KOMBËTAREN”/ Flet mbrojtësi Kumbulla: Ju tregoj si më përzgjodhën te Verona

Mbrojtësi i Kombares, Marash Kumbulla, është padushim futbollisti shqiptar me formën më të mirë të momentit. Gjigandi i Veronës ka fituar vëmendjen e opinionit pasi në sezonin e parë në Serinë A, teksa vetëm 19-vjeç është kthyer në një protagonist, madje duke shënuar edhe një gol, në sfidën ndaj Sampdorias.

Për fat të keq Kumbulla pësoi një dëmtim në sfidën e fundit ndaj Breshias, teksa do të tentojë të rikthehet më i fortë se kurrë. Në një rrëfim special për “pantheon.veronanetëork.it”, mbrojtësi shqiptar ka treguar për fillimet e tij si dhe për emocionet e përjetuara gjatë debutimit me Shqipërinë dhe golit të shënuar në Serinë A.

Marash, cilat janë ndjesitë tuaja gjatë këtyre javëve të fundit?

Unë jam duke provuar emocione të bukura. Ende sot dridhem kur mendoj golin e shënuar ndaj Sampdorias. Janë momente që do të mbesin përgjithmonë në kujtesën time dhe në kujtesën e atyre që janë afër meje.

Kujt ia dedikove golin?

Goli i dedikohet familjes sime si dhe të dashurës time, Greta! Ajo është gjithmonë e pranishme në ndeshjet e mia.

Si arritët deri te Verona?

Luaja të Kavalkasele, një skuadër këtu pranë Peshiera del Garda.. Kisha fatin të bëja disa prova për Veronën, i shoqëruar nga trajneri im në atë kohë, Xhuliano. Ishte ai, pas katër apo pesë tentativash, që më tha se isha përzgjedhur.

Si e përjetuat lajmin?

Isha shumë i lumtur, edhe pse në atë moment nuk e kisha kuptuar se çfarë do të thoshte Verona për mua.

Kumbulla44

E mbani mend stërvitjen e parë?

Po, ishte shumë e vështirë. Edhe te skuadra e parë Kavalkasele stërvitesha, por ishin stërvitje normale. Përkundrazi, këtu tek Verona, skuadër profesioniste dhe stërvitjet ishin shumë intensive. Në fillim kam vuajtur, por pastaj arrita ritmin.

E ke nisur që në fillim si mbrojtës?

Fillimisht luaja në mesfushë, por pas një kohe të shkurtër më caktuan rolin e mbrojtësit të qendrës, i cili është dhe roli im. Pozicion perfekt për mua.

Kur e kuptuat se kishit potencialin e duhur për t’u bërë futbollist profesionist?

Afro 2 vite më parë, ishte  ndoshta hera e parë që imagjinoja se mund të bëja diçka në futbollin profesionist dhe në këtë nivel. Por realisht, jam duke e kuptuar siç duhet tani. Unë kurë nuk shpresoja se mund të luaja në Serinë A, muaj më parë.

Ju shkruajnë miqtë?

Më shkruajnë, më telefonojnë, më komplimentojnë kur luaj mirë. Edhe kur shënova golin. Ata janë shumë të lumtur për mua.

kUMBULLA58

Debutimi në Kombëtare? Një moment tepër i rëndësishëm…

Një emocion i fortë, edhe sepse erdhi pak pas golit të parë me Veronën. Mister Reja, më dha mundësinë e disa minutave në fund në ndeshjen kundër Moldavisë, në vend të shokut tim të skuadrës Ismajli,  ishte fantastike.

A janë prindërit tuaj të lumtur më rrugën që ka marrë karriera juaj?

Shumë të lumtur! Ata janë tifozët e mi të parë. Veçanërisht babai im që më ka ndjekur gjithmonë, madje edhe tani, në çdo stadium ku luajmë.

Edhe në stërvitje?

Në stërvitje jo, por në ndeshje nuk mungon kurrë.

Cilat mendon se janë karakteristikat tua më të mira?

Leximi i lojës dhe goditja me kokë.

Trajneri Juriç?

Ai më kërkon të jem i përqendruar, agresiv dhe i vendosur për të kërkuar avancimin. Më qëndron pranë dhe më jep shumë vetëbesim.

Cili lojtar kundërshtar iu ka bërë përshtypje deri tani?

Ronaldo dhe Dibala. Ishte e mrekullueshme t’i takoja ata nga afër, dhe u ndjeva shumë i impresionuar. Dukeshin ndryshe nga të tjerët.

marash-kumbulla-1024x683

Keni ndonjë ëndërr në sirtar?

Ëndrra ime ishte të luaja në Serinë A. E kam realizuar, shpresoj të vazhdoj kështu.

Mbrojtësi i parë i vitit 2000 që realizon në Serinë A. Edhe kjo për shumë futbollistë mund të jetë një ëndërr…

Po! Unë nuk isha në dijeni për këtë rekord, por më treguan. Jam i lumtur, shpresoj të shënoj më shumë.

Related posts

Gjestet e Murinjos/ Morati mbron portugezin: Është interist, askush nuk ka pse të ofendohet

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Plas skandali te Polonia, portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare vetëm pak orë para…

Delo.autor

ZYRTARE/ Premier League jep lajmin e madh, rikthehen tifozët në stadiume. Ja kapaciteti i lejuar…

Delo.autor

Leave a Comment