Futboll Seria A Sport

PROPOZIMI I VEÇANTË NË SERIE A/ Një ndeshje në sezon të luhet jashtë vendit

Nga viti i ardhshëm, drejtuesit e Serisë A po mendojnë të bëjnë disa ndryshime për sa i përket ndeshjeve që do të zhvillohen.

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, CEO i Lega Serie A, Luixhi De Siervo, ka thënë se po mendojnë diçka që do të rrisë shikueshmërinë: “Propozimi ynë është, që të luajmë të paktën një ndeshje në sezon jashtë vendit. Kjo është për faktin, se ne duam të pushtojmë tregje të reja dhe të rrisim shikueshmërinë. Diçka e tillë bëhet për shkak, se në rast se ju do të luani jashtë vendit, do të krijonit një afrimitet të të tjerëve me kampionatin tonë.”

Pas Superkupës së Italisë, tani drejtuesit e federatës po mendojnë që të zhvillojnë, edhe një ndeshje të kampionatit jashtë Italisë.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë propozohet në një nga ligat e mëdha europiane, pasi sezonin e kaluar La Liga u përpoq që ndeshjen Girona-Barcelona të luajë në Amerikë, dhe këtë vit kanë propozuar për ndeshjen Atletiko Madrid-Vijareal që të luhet jashtë Spanjës.

Related posts

NJË DËM I PRISH ËNDRRËN/ Por Rei Manaj tërbon serbët

Delo.autor

Roma, tifozët kundër Balotellit: Njeri pa vlerë, nuk të duam ty!

Sadik.Autor

Plumba dhe racizëm, rrëfimi unik i talentit shqiptar në Greqi: Stërvitesha me barkun bosh, s’kisha para

Sadik.Autor

Leave a Comment