Futboll Sport

EURO 2020/ Mebetet enigmë ndarja e grupeve, ja si ndahen vazot për shortin e Europianit (FOTO)

Kualifikueset e Euro 2020 u mbyllën përfundimisht mbrëmjen e kaluar dhe tashmë janë ndarë edhe vazot për shortin e ndarjes së grupeve. E vetmja enigmë pas shortit, mbetet zbulimi i katër ekipeve të fundit pjesëmarrëse, që do të zbulohen nga “play-off”-et e Nations League.

Kombinime ferri mund të ketë në short, pasi Franca dhe Holanda janë në vazon e dytë, ndërsa Portugalia ndodhet në vazon e tretë. Për të qenë më të qartë, një nga grupet mund të ketë në përbërje, Gjermaninë, Francën (ose Holandën) dhe Portugalinë, ose Italinë, Francën (ose Holandën) dhe Portugalinë.

Në vazon e parë rreshtohen Gjermania, Italia, Spanja, Anglia, Belgjika dhe Ukraina. Në vazon e dytë janë dy emra të mëdhenj si Franca dhe Holanda, që mbi të gjitha shihen edhe si favoritë për ta fituar. Zvicra, Kroacia, Polonia dhe Rusia janë ekipet e tjera që plotësojnë këtë vazo.

Në vazon e tretë, emri që tremb është padyshim Kampionia në fuqi, Portugalia. Danimarka, Suedia, Austria, Turqia dhe Çekia plotësojnë gjashtë Kombëtaret e vazos së tretë.

Më pas, në fund në vazon e katërt janë Uellsi, Finalnda debutuese, si dhe katër Kombëtaret që do të dalin nga “play-off”. Shorti do të hidhet me 30 nëntor.

Related posts

Debutoi me gol ndaj Apolonisë, Dejan Blazhevski flet për objektivat e sezonit

Isa.Autor

DORZOHET JUVENTUSI/ BAYERNI sulm frontal për DYBALËN, ofrojnë 210 MILIONË euro

Isa.Autor

BOTËRORI/ Mbappe i thur lavde Hakimit pasi eliminimit të Marokut: Ke bërë histori!

F.autor

Leave a Comment