Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenalit nuk i mjafton Mustafi, ndajnë pikët me “portugezët”

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Guimareshit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Në fakt anglezët ishin me fat, që dolën me një pikë nga kjo ndeshje. Guimaresh e dominoi të gjithë ndeshjen, nga fillimi deri në fund. Megjithatë pavarësisht dominimit të portugezëve, golin e parë e gjeti Arsenali.

Ishte Shkodran Mustafi i cili në minutën e 81’, dërgoi në rrjetë me kokë, një top të marrë nga krosimi i Nikolas Pepe. Vendasit provuan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit, të cilin e gjetën vetëm në minutën e 91’, me Duarte i cili shënoi një gol shumë të bukur me roveshatë.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

Related posts

TAVOS I SOSET DURIMI/ Tre humbje radhazi, Luftëtari kërkon për trajner të ri

Isa.Autor

“JEMI SHUMË TË..”/ Pas Chris Richards, një tjetër amerikan tek Bayern Munich

Delo.autor

VAZHDON TË PROVOKOJË ME POZAT JOSHËSE/ Wanda nxjerr “dallëndyshen” nga Kulla Eifel (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment