Futboll Sport

Miliarderë e varfanjakë, ja pagat e futbollistëve të Botërorit

Talenti dhe cilësitë paguhen në jetë, prandaj është normale që edhe futbollistët më të fortë të botës të paguhen edhe më shumë. Ndonjëherë është e vërtetë që ka shumë nga ata lojtarë të vendeve të varfra, që edhe duke sakrifikuar më shumë, si stërvitjet në kushtet jo normale apo udhëtime aspak komode, janë gati që t’i pranojnë këto fakte, si rrjedhojë e pasionit.

Por, futbolli sot nuk është vetëm sport, por edhe marketing, ndaj është normale që përveç cilësive, ka futbollistë që në rrogën e tyre ndikon edhe imazhi, të cilat pasqyrohen qartë në xhepat dhe kontratat që ata firmosin. Duke lënë mënjanë këto, media italiane ka bërë një vlerësim të pagave mesatare që kanë lojtarët e 32 kombëtareve që janë pjesëmarrëse në këtë Botëror. Edhe pse Mesi dhe Ronaldo me shifrat e tyre marramendëse mund të rrisin ndjeshëm mesataren e pagës që çdo lojtar i Argjentinës apo Portugalisë mund të fitojë, janë shokët e tyre që qëndrojnë larg dy liderëve, por kjo nuk ndodh te Brazili.

Edhe pse Nejmar me 38 milionët që fiton në vit te PSGja është shumë i pasur, edhe shumë prej shokëve të tij janë të mirëpaguar, si Zhezus, Silva, Uillian e të tjerë fitojnë shumë miliona, ndaj Brazili është ekipi me pagën mesatare më të lartë, prej 6.55 milionë eurosh në sezon, për secilin. “Seleçao” ndiqet nga Spanja me 6.18 milionë euro në vit; Belgjika e treta me 5.9 milionë; Franca me 5.89 si dhe Argjentina e Gjermania, respektivisht me 5.7 dhe 5.5 milionë euro në vit. Po skuadra më pak e paguar? Ashtu siç pritej, debutuesit e Panamasë, me 170 mijë euro në vit.

 

Related posts

E BUJSHME/ Skuadra turke hedh “grepat” për futbollistin e Partizanit…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Ngushtohet diferenca, Salah shënon golin e parë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Bylis. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment