Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Roma bind në Stamboll, Porto bën mrekullinë në Zvicër

Romës i mjaftuan vetëm 45 minutat e para për të siguruar fitoren 0-3 në transfertën turke ndaj Istambul Basaksehir, që ishte njëkohësisht një ndeshje direkte për të mbetur në lojë për një vend në fazën tjetër të Europa League.

Veretout, Kluivert dhe Dzeko shënuan për verdhekuqtë në fundin e pjesës së parë, duke bërë që Roma të ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, një më shumë se Basaksehir, ndërsa tani italianët kanë fatin e kualifikimit në dorën e tyre.

Me rezultatin minimal 1-0 fituan edhe gjermanët e Borussia Monchengladbach në sfidën ndaj austriakëve të Woflsberger. Gjermanët janë gjithashtu në kuotën e 8 pikëve dhe në javën e fundit do të duhet të mos humbin përballë Basaksehir, që të kualifikohen.

Porto u rikthye fuqishëm në garën për një vend në fazën tjetër, pasi arriti të fitojë 1-2 me përmbysje ndaj zviceranëve të Young Boys, ndërsa në të njëjtin grup, Feyenoord dhe Rangers u ndanë në barazim 1-1.

Gola dhe spektakël në sfidën mes Bragës dhe Wolvesit, që e mbyllën takimin në barazim 3-3, ndonëse të dy ekipet tashëm e kanë prerë biletën për në fazën tjetër. Po në të njëjtin grup, Besiktas fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Slovan Bratislavës.

Espanyoli mori një barazim 2-2 “in extremis” në transfertën ndaj Ferencvaros dhe tani siguroi matematikisht kalimin për më tej, ndërsa hungarezët dhe Ludogorets do të luajnë për vendin e dytë në javën e fundit.

Related posts

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Inter në grupin e “ferrit”, Lewandowski kundër Bayern. Real Madrid me fat

F.autor

NË PRAG “COPPA AMERICA”/ Sergio Aguero: Argjentina duhet ta fitojë trofeun për…

Delo.autor

HUMBJA E ROMËS NË DERBI/ Ibanez i shokuar pas dy gafave, ofendohet rëndë nga familja në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment