Futboll Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Klubi Vushtrria kërkon që ndeshja me Ballkanin të luhet në pranin e tifozëve, mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen të dëmtuarve

Vushtrria ka dorëzuar kërkesë për falje të dënimit pranë FFK-së

Ajo ishte dënuar që ndeshja e radhës, kundër KF Ballkanit të zhvillohet pa pranin e tifozëve.

Por, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Vushttria ka konfirmuar se ka bërë kërkesë që ky dënim t’i hiqet dhe nga gjitha mjetet e grumbulluara prej biletave do t’i dedikohen tragjedisë së ndodhur në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i Vushtrrisë:

NJOFTIM!

Klubi ka dorëzuar kërkesë për falje të denimit pranë FFK-së, që ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor 2019 kundër KF Ballkanit, e cila zhvillohet të Hënen në ‘Ferki Aliu’ të luhet në praninë e shikueshmerisë Vushtrriase, ku të gjitha mjetet e grumbulluara prej biletave do ti dedikohen tragjedisë së ndodhur në Shqipëri!

Ne shpresojmë se do të hasim në mirekuptim në mënyrë që Vushtrria të tregojë edhe një here zemërgjerësinë siç e treguan së fundi me organizimin e djelmoshave të Forcës! 👏💙

Së paku 45 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që e goditën Shqipërinë në dy ditët e shkuara, përderisa bilanci i viktimave vetëm sa shkon e rëndohet.

Qindra persona kanë kaluar natën mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit me magnitudë 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada që goditi Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Një tërmet i fuqishëm 4,9 shkallësh të Rihterit goditi Shqipërinë në orën 11:25 të ditës së enjte. Epiqendra ishte në Detin Adriatik, 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, me thellësi prej vetëm 2 kilometrash.

Gjithashtu, në orën 11:52, një tërmet tjetër 4 ballësh po ashtu me epiqendër në Adriatik, goditi Shqipërinë. Ky tërmet ishte 33 kilometra në veriperëndim të Tiranës me thellësi prej 10 kilometrash.

Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve të Shqipërisë më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Shumica e viktimave janë shkaktuar në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.

Numri më i madh i viktimave është shënuar në Thumanë, ku u rrëzuan dy pallate dhe mbetën të vdekur 23 persona. Gjashtëmbëdhjetë persona tjerë kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe një shtëpi në zonën e ish-Kënetës, ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç.

Related posts

RONALDO SI NUK E KENI PARË KURRË/ CR7 “shpërthen” në lot pas eliminimit nga Porto dhe flak fanellën (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Sulmuesi brazilian i Partizanit nuk paraqitet në stërvitje, largimi thuajse i sigurtë

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Përflitet se do të mungojë kundër Anglisë, ja e vërteta për Armando Brojën

Delo.autor

Leave a Comment