Futboll Shqipëri Sport

FEDERATA NXJERR ZYRAT NË SHITJE/ Gati kalimi te shtëpia e re, ja fitimi i FSHF-së

Investimi që po bëhet për ndërtimin e selisë së re të qeverisë së futbollit i ka hapur udhë shitjes së ambienteve të vjetra të FSHF-së. Federata Shqiptare e Futbollit, e cila prej vitesh është vendosur në katin e dytë dhe të tretë të një pallati përballë Ambasadës Amerikane, ka nxjerrë në shitje të gjitha këto ambiente.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se me anë të një vendimi, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka caktuar edhe çmimin në bazë të zonës në Rrugën e Elbasanit. Përafërsisht, mësohet se për të dyja katet, qeveria e futbollit në vend pritet të përfitojë të ardhura që shkojnë rreth 1.5 milionë euro.

Të ardhura të rëndësishme të shtuara në llogaritë e institucionit. Mjaft të kujtohet që kohë më parë, FSHF ka investuar vetëm rreth 600 mijë euro për blerjen e këtyre ambienteve. Tanimë, del një fitim i konsiderueshëm nga një menaxhim i tillë i investimeve dhe rritjes së çmimeve të referencës për zonën ku ndodhet momentalisht FSHF.

Nga sa është deklaruar edhe publikisht, administrata e FSHF-së pritet që në fund të vitit ose në dy muajt e parë të vitit 2021 të bëjë kalimin në ambientet e selisë së re, kohë në të cilën do të bëhet edhe dorëzimi i ambienteve aktuale.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Paulo Dybala nuk pranon të rinovojë më kontratën me Juventusin

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CARDIFF/ Guardiola synon fitoren për të marrë kreun e Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Napoli, Sarri zbulon “sekretin” e përmbysjes kundër Chievo

Sadik.Autor

Leave a Comment