Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN NË HOLANDË/ Sulmuesi Broja gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Viteshe-s (VIDEO)

Armando Broja vazhdon shkëlqimin në Holandë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Viteshes, në huazim nga Çelsi.

Sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në ndeshjen që Viteshe fitoi 2-1 ndaj  Zvollës.

Broja pas një asisti perfekt nga Bruns në minutën e 27-të, është shkëputur në drejtim të portës kundërshtare dhe e ka mposhtur portierin, duke e dërguar topin  në fundin e rrjetës dhe duke shënuar kështu golin e parë të ndeshjes. Ky është goli i 11-të sezonal për Brojën, 10 në kampionat dhe 1 në Kupë, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Related posts

NGA GREQIA TEK MILANI/ Talenti shqiptar pranë realizimit të ëndrrës

Delo.autor

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Pas një SUPER ASIST nga Dennis, King ndëshkon “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

300 NDESHJE ME LAZION/ Klubi kryeqytetas bën dedikimin e veçantë për Elseid Hysaj-n

F.autor

Leave a Comment