Futboll Sport

FITUAN TITULLIN NË NDESHJEN E FUNDIT/ Tifozët e ekipit ku luan mesfushori shqiptar “çmenden” në festë (VIDEO)

Djurgarden në Suedi ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Astrit Ardareviç, u fitoi ditën e djeshme titullin kampion, në një kampionat të çmendur.

Për titullin ishin plot tre skuadra që luftuan deri në javën e fundit, teksa përveç ekipit ku aktivizohet Ajdareviç, luftonin edhe Malmo me Hamarbi.

Djurgardenit i duhej vetëm një barazim në ndeshjen e fundit kundër Norrkoping për tu shpallur matematikisht kampion, por rrezikuan shumë pasi pjesa e parë u mbyll 2-0 për Norrkopingun. Megjithatë në pjesën e dytë Djurgarden ia doli të shënonte dy gola, për të marrë një barazim, që i çoi ata në vendin e parë me 66 pikë, 1 më shumë se dy skuadrat ndjekëse.

Pikërisht fitimi i titullit kampion i gëzoi shumë tifozët, të cilët nuk u përmbajtën dot dhe hynë në fushë për të festuar. Pikërisht ky titull për Djugradenin vinte pas plot 14 viteve, dhe tifozët shpërthyen në festa pas këtij trofeu.

Related posts

Valverde: Nuk e donim Realin, por mos e nënçmoni Romën

Q.Autor

NË PRAG TË MIQËSORES ME PANAMANË/ Paqueta është gati “t’i rrëmbejë” numrin 10 tek Brazili…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Everton – Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment