Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FLET PËR DËMTIMIN DHE MUNGESËN NË KOMBËTARE/ Sulmuesi Sadiku rrëfen: Më ka bërë përshtypje tifozeria e…

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, në një intervistë për faqen zyrtare të Malagës, ka folur për dëmtimin dhe mos grumbullimin e tij, te Kombëtarja shqiptare.

Dëmtimi? “Tashmë jam mirë, kam luajtur një pjesë kundër Alkorkon dhe po stërvitem shumë mirë. Vuajta pak sepse doja të luaja, por dëmtimi më ka ndaluar këto dy javë. Tani, jam i lumtur që u ktheva. Gjithmonë kemi luajtur mirë, por goli mungonte. Ne jemi përqendruar në ndeshjen kundër Elçes për të marrë fitoren”.

Mungesa nga Kombëtarja? “Nuk mund të shkoja, sepse pata këtë dëmtim, por përzgjedhja ime gjithmonë më jep një emocion të veçantë. Ishte një grup shumë i vështirë. Ne nuk jemi kualifikuar për në  Europian, por tani presim kualifikuest e Kupës së Botës”.

Tifozeria? “Nuk kam parë asnjëherë një tifozeri të tillë që e mbështet kështu ekipin, mua më emocionon shumë.  Tifozeria e mbështet gjithmonë skuadrën edhe kur humbet. Më ka bërë shumë përshtypje pozitivisht. Jap gjithmonë 100% kur hyj në fushë për këta njerëz”.

Related posts

TIFOZËT NUK E DUAN/ Real Madridi heq dorë nga Neymar, Ja ylli që synohet

Isa.Autor

MOVIOLA/ Gol i anuluar dhe pozicion jashtë loje i Alvesh, ja të gjitha rastet në Flamurtari-Teuta (VIDEO)

Isa.Autor

I THEU REKORDIN/ Maradona ka një mesazh special për Dris Mertens (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment