Futboll Sport

PREMTOI SE NUK DO TË DREJTONTE KURRË TOTTENHAM/ Ja 10 gjërat që nuk i dini për rikthimin e Mourinhos në Premier

Zhoze Murinjo rinis nga Premier Liga. Fati e deshi që pas pauzës më të gjatë në karrierën e tij, ta kryqëzonte me Totenhemin, klubin që në 2015-ën ai premtonte se nuk do ta drejtonte kurrë. Më poshtë janë 10 gjërat që ndoshta nuk i dinim për rikthimin e “The Special One”.

1 – Totenhemi është viktima e preferuar e portugezit që në karrierë i ka mundur 13 herë (më shumë se çdo ekip tjetër) në 22 ndeshjet me Çelsin, Realin e Madridit dhe Mançester Junajtidin. Bilanci plotësohet me 4 barazime dhe 5 humbje.

2 – Dhe jo vetëm kaq. Kush është trajneri që ai ka mposhtur më shumë në karrierën e tij në të gjitha kompeticionet? Pikërisht Mauricio Poçetino (po aq sa edhe Mark Hjuxhsin), 11 fitore në 16 përballje.

3 – Murinjo e ka marrë stolin e një skuadre gjatë sezonit tri herë: me Totenhemin do të jetë eksperienca e katërt. Për herë të parë ndodhi në shator 2000, kur ai la rolin e asistentit të Van Galit te Barça për të marrë stolin e Benfikës, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jup Hajnkes. Dha dorëheqjen më 5 dhjetor. Një muaj më vonë mori drejtimin e Uniao Leiras, duke e renditur në vend të 5-të (pozicionin më të mirë në histori). Në dhjetor 2001 zëvendësoi Oktavio Makadon te Porto dhe atë sezon e mbylli në vend të tretë. Pjesa tjetër është histori.

4 – Pas njoftimit zyrtar nga ana e Totenhemit, tabloidet i plasën në fytyrë një deklaratë të vjetër: “Totenhemi? Nuk do ta pranoj kurrë të punoj atje prej respektit ndaj tifozëve të Çelsit”, thoshte në 2015-ën, duke iu referuar tentativës së parë të “Spërsave” për ta ulur në stolin e tyre në 2007-ën, periudhë gjatë aventurës së tij të parë në “Stamford Bridge”.

Murinjo55

5 – Po të shohim mesataren e pikëve të portugezit në Premier Ligë, ai renditet në vend të pestë në klasifikimin e më të mirëve absolutë: me 2.11 pikë për ndeshje. Më mirë se ai është Klop (2.12), Konte (2.14), Ferguson (2.16) dhe Guardiola (2.39). Ai premtoi vetëm pasion në intervistën e tij të parë si trajner i “Gjelave”. Në fakt, po e merr skuadrën në vend të 14-të në klasifikim. Asnjë skuadër që është gjendur në këtë pozicion pas 12 javëve të para nuk ka arritur të renditet në katër vendet e kreut në fund. A do jetë Champions-i mision i pamundur për Moun?

6 – Edhe ndeshja e parë e Poçetinos në stolin e Totenhemit ishte ajo kundër Uest Hemit në gusht 2014.

7 – Murinjo i dha fund pauzës më të gjatë në karrierën e tij, plot 338 ditë pa punë, prej shkarkimit nga “Old Trafford” më 18 dhjetor 2018. 8 – Zhoze ka fituar vetë më shumë trofe se klubi i Totenhemit (20-17).

9 – “Spërsat” kanë firmosur me trajnerin më xhepshpuar të historisë së futbollit: sipas shifrave të “transfermarkt” portugezi ka shpenzuar 1.56 miliardë euro për 97 futbollistë.

10 – Murinjo ka arritur ta fitojë titullin në çdo kampionat ku ka punuar: Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë…

Related posts

PAS TRAGJEDISË 3 VITË MË PARË/ Çapekoense merr një tjetër goditje, nga sezoni i ardhshëm skuadra do të luajë në…

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ Xhaka lëshon “PREDHËN” në finale, e pabesueshme ku përfundon topi (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 5-2

Delo.autor

Leave a Comment