Futboll Sport

GABIGOL I “DHUROI” TROFEUN FLAMENGOS/ Flet ish-trajneri i Inter: Ne e quanim Gabi-no-gol, sepse…

Gabriel Barbosa është një nga lojtarët më të diskutuar të momentit, kjo për shkak të performancës që tregoi ditën e djeshme, ku i dha Kupën Libertadores Flamengos.

Sulmuesi brazilian është në pronësinë e Interit, të cilët e kanë huazuar te Falmengo, ku ai tashmë po tregon një formë të shkëlqyer. Një nga trajnerët që e ka pasur nën urdhra sulmuesin brazilian, ka qenë edhe Frank De Bur.

Ky i fundit gjatë kohës që ishte trajner i Interit, kishte nën urdhrat e tij Gabigolin, të cilin në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se e quanin Gabi-no-gol. “Unë nuk kisha dëgjuar shumë për të, por ata më thanë se ishte një lojtar i shkëlqyer.

Ata e quanin Gabigol, por ne e quanim Gabi-no-gol. Ai erdhi tek ne me dy asistentë posaçërisht për mediat sociale dhe një truprojë, por nuk tregoi asgjë te Interi.”, u shpreh De Bur.

gabigol

Related posts

“Pse ta ndryshojmë trajnerin?” Yjet e Real reagojnë pas fitores

Delo.autor

Ariola Prenga: Arritëm objektivin, por nuk do të ndalemi këtu

Sadik.Autor

Po shkëlqen në KROACI/ Kastrati: NUK dua KOSOVËN dhe SHQIPËRINË sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment