Futboll Sport

ZYRTARE/ Dështimi fatal me Holandën në “EURO 2020”, trajneri De Boer merr vendimin drastik për të ardhmen

Humbja turpëruese ndaj Çekisë dhe eliminimi i hershëm nga Europiani ka qenë fatal për trajnerin Frank De Bur i cili ka vendosur të largohet nga drejtimi i “tulipanëve”.

Lajmi u bë i ditur nga agjenti i njohur Fabricio Romano i cili u shpreh se De Bur i ka shprehur federatës vendimin për tu larguar.

Tekniku holandez largohet kështu mes polemikash për zgjedhjet e tij në formacion dhe rreshtimin jo komod të një kombëtareje me emër si Holanda duke marrë dhe kritika të shumta. Vetëm 1 sezon zgjati aventura e De Bur në stolin e Holandës, e ardhmja e të cilit tanimë nuk dihet ende.

Related posts

BOTA FLET GJUHËN E MESSIT! Argjentina shpallet kampione! Franca u dorëzohet penalltive

F.autor

Barcelona mposht Tottenhamin në penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

NDODH ÇUDIA/ Futbollisti i Manchester Cityt luan dy ndeshje brenda ditës

F.autor

Leave a Comment