Futboll Seria A Sport

HARROHET MAURO ICARDI/ Yjet e Interit tani janë “makineri golash”, të vetmit në Europë që…

Arti i sulmit dhe nuk po flasim për filozofi lufte. Është përshtatja që Antonio Konte i ka bërë terminologjisë tek Interi i tij. Shifrat e zikaltërve nuk lënë vend për pengje, aq më tepër ato të lidhura me golat e një farë Mauro Ikardi. Krahasuar me një vit më parë, skuadra që renditet e dyta në Serinë A i ka “kafshuar” plot 9 pikë Juventusit kryesues, madje pa kapitenin dhe Perisiçin, ose e thënë ndryshe dyshja që i garantonte më shumë gola Spaletit.

Revolucioni ofensiv i Interit është i plotë dhe frytdhënës sepse “banda” e Kontes nuk ka lënë ndeshje pa shënuar. Teksa jemi në 1/3-ën e Serisë A, zikaltrit janë skuadra që shënojnë më shumë e në çdo mënyrë. Konte ka ndërtuar një mekanizëm të bukur dhe të dobishëm dhe në Europë nuk ka skuadër që shënon aq sa të besuarit e tij.

Herët e vonë ndonjë ndeshje mund të fitohet edhe me minimalin 1-0, por ndërkohë, as Liverpuli e aq më pak Siti nuk konkurrojnë dot me ekipin milanez sepse anglezet kanë mundur të shënojnë “vetëm” në 95 për qind të ndeshjeve që kanë luajtur.

 DORA E TRAJNERIT- Topin në rrjetë e çojnë futbollistët, por Antonio Konte ka pa diskutim merita të mëdha në secilin prej 32 golave të shënuar nga të besuarit e tij. Situata e studiuara e të memorizuara në mënyrën më të mirë janë sinjal i qartë i dorës së trajnerit, i cili nëse do të mund të zgjidhte golat më të bukur të të tijve, pa dyshim që në të parin do të rendiste “kredhjen” e Sensit me asist të Godin në sfidën e “San Siro”-s kundër Udinezes.

antonio konte

Udhëzimet e Kontes pasqyrohen gjithashtu në 4 golat më shumë që Interi ka në kampionat krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e pesë më shumë ne Champions në të njëjtën pikë të fazës së grupeve.

BARAZI– Zikaltrit kanë shënuar13 herë në pjesët e para e po aq në ato të dyta në kampionatin aktual, ku janë edhe sulmi më i mirë. Prodhimtaria ofensive ka fytyrën e LuLa-s ose ndryshe Lukaku-Lautaro. Sulmuesit kanë garantuar më shumë se 50 për qind të golave në total, ndërkohë që zikaltrit janë ekipi me më shumë golashënues pasi për Konten deri më sot kanë shënuar plot 10 futbollistë.

iNTER

E djathtë e majtë, ose me kokë Interi ngjason me një luftëtar që për fitoren përdor çdo mjet. Më prezentë në zonë me 26 gola, të besuarit e Kontes kanë treguar se njohin edhe distancën me 6 realizime nga jashtë zone, ndaj nuk është e tepruar të thuhet Interi është një makineri goli në plot kuptimin e fjalës.

Related posts

Roma zhgënjen Liverpoolin dhe Realin, Alisson nuk do të shkojë askund

Q.Autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Caktohet gjyqtari i sfidës Shqipëri-Moldavi, ja emri

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja vendimi që merr Spalletti për ish-kapitenin “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment