Futboll Kategoria Superiore Sport

“HYJMË NË FUSHË PËR FITORE NDAJ SKËNDERBEUT”/ Flet trajneri Ahmataj: Kemi shumë nevojë për…

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka folur përpara mediave ditën e sotme, për ndeshjen e bardhebluve kundër Skënderbeut. Trajneri është shprehur se skuadra ka nevojë për përmiresim dhe se Hasani mund ta mbulojë sulmin, pas problemeve të Ngosë dhe Dungës.

Pushimi i Kombëtareve? “Pushimi na ka shërbyer shumë, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken nga jashtë. Unë jam e para çdo ndeshje te Tirana krijohet një tollumbace, sikur ne i futëm një shuplakë të rinjve dhe do të bëjmë namin me Skënderbeun. Ne nuk jemi në këtë situatë, shumë lojtarë nuk janë stërvitur, disa lojtarë ishin me kombëtaret. Është stërvitur një pjesë e mirë e grupit që do kontribojnë dhe do japin maksimumin në ndeshje. Në ndeshje do japim maksimumin dhe pastaj do shohim ku jemi. Asnjë nga ne nuk pretendon që në pak kohë të ndërtojmë një skuadër brilante. Lojatërt do futen në fushë dhe do japin maksimumin”.

Gjendja e sulmuesve Ngo-Dunga? “Pikërisht këtë lojtarët do të kenë një kontroll mjekësor. Ata kanë treguar dëshirë për t’u stërvitur edhe pse kishin probleme”.

Si do mbulohet ky problem? “Jo vetëm në këtë situatë, por edhe në të tjera duhet të krijojmë alternativa në sulm. Nuk duhet të varremi nga një lojtar”.

Skënderbeu? “Në asnjë ndeshje nuk futemi për të barazuar. Hyjmë në këtë ndeshje vetëm për të fituar. Ky është objektivi që ka pasur, ka dhe do të ketë ky klub. Nuk ka justifikime për rezultatet. Për rezultatet mbaj vetëm unë përgjegjësi, jo futbollistët. Ata duhet të japin maksimumin në fushë, këtë duhet të bëjnë. Përgjegjësia e rezultateve duhet të hiqet nga ata, pasi rrit presonin”.

Përmirësim? “Kemi shumë nevojë për përmirësim. Kjo nuk vjen as me me fjalë, as me media, por me punë. Ne jemi shtruar në punë dhe po punojmë fortë”.

Hasani? “Hasani ka bërë shumë mirë në linjën e parë të sulmit, në ndeshjet që ka luajtur. Është një golashënues i mirëfilltë i kampionatit shqiptar dhe mund të na ndihmojë”.

Related posts

HUMBJA POSHTËRUESE NDAJ CARDIFFIT/ Solskjaer “kërcënon” ekipin: Do shes gjysmën e lojtarëve…

Delo.autor

LIVE/ Në avantazh Vllaznia ndaj Kamzës, Zhunior gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

LËVIZJE SURPRIZË E IKARDIT/ Ish-kapiteni i Interit pranon transferimin te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment