Futboll Premier League Sport

TËRHIQET PËR AKORDIN ME MANDZUKIC/ Manchester United synon në janar “bomberin” e Serie A…

Fakti që Mario Manxukiç tashmë po bën gati 3 muaj që stërvitet me një trajner personal dhe jo me pjesën tjetër të Juventusit duket se ka ftohur disi bindjen e Mançester Junajtidit se kroati mund të jetë lojtari i duhur për ta afruar në merkaton e verës dhe për të forcuar repartin ofensiv.

Ndonëse për 3 muaj me radhë tashmë po përflitet për një akord të arritur, madje me anglezët që e kanë rritur ofertën e tyre nga 11 në 13 milionë sterlina (14.5 milionë euro), sipas burimeve të “Daily Mail”, Manxukiç ka fare pak mundësi që të transferohet në “Old Trafford” në janar.

xheko

“Djajtë e kuq” duken të profilizuar dhe gati për të shpenzuar edhe dy herë më shumë para për të provuar të arrijnë tek Edin Xheko, gjiganti boshnjak i Romës, i cili, ndryshe nga vjet, këtë sezon e ka nisur me një ritëm shumë të mirë kampionatin dhe duket se është lojtari që trajneri Solskjaer ka zgjedhur, duke vendosur të tradhtojë juventinin Mario Manxukiç.

Related posts

ARKIVOI NJË FITORE TË VUAJTUR/ Allegri: Juventusi në finale të Championsit? Kjo nuk është një…

Delo.autor

Gjithçka e kryer: Kjo është skuadra e re e Shaqirit

Sadik.Autor

Konfliktet politike në sport/ “KON” merr vendim zyrtar për Serbinë dhe Kosovën

Isa.Autor

Leave a Comment