Futboll Seria A Sport

I SHTANG TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Cassano: Ronaldo rrezikon pezullimin 2-vjeçar

Antonio Cassano thotë se Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin prej dy vitesh pas largimit nga stadiumi i Juventusit pa përfunduar ndeshja kundër Milanit.

Paolo Dybala zuri vendin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të, teksa ky zëvendësim nuk u prit mirë nga ylli portugez, i cili në shenjë proteste shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke mos i dhënë dorën trajnerit.

34-vjeçari raportohet t’i ketë thënë Maurizio Sarrit, “largohu”, para se të nisej drejt dhomave të zhveshjeve, pas zëvendësimit në ndeshjen e dytë radhazi.

Ndërkaq, ish-sulmuesi italian, Cassano, ka thënë se gjërat mund të përkeqësohen për Ronaldon.A është larguar para përfundimit të ndeshjes? “Nuk mund ta bësh atë, sepse është një kontroll anti-doping. Mua më është dashur të kthehem urgjentisht në stadium, për të shmangur pezullimin 2-vjeçar. Nëse është larguar rrezikon shumë…”, ka thënë Cassano për emisionin televiziv italian, Tiki-Taka.

Sidoqoftë, nuk ka kurrfarë dyshimi që Ronaldo u largua nga ndeshja për ta shmangur testimin, ndërsa Sarri është përpjekur ta qetësojë situatën duke thënë se futbollisti ka një problem të vogël fizik.

Juventusi mposhti mbrëmjen e djeshme Milanin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Paolo Dybala në minutën e 77-të.

Related posts

“ATA NJIHEN SI MASHTRUESA DHE PROVOKUES”/ Ish-trajneri i Crvena-s fyen shqiptarët dhe ndez polemikat

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Vllaznia mposht Skënderbeun dhe kthehet kërcënuese për rivalët e kreut

Delo.autor

E BUJSHME NGA BELGJIKA/ Mesfushori De Bruyne refuzon të rinovojë me Manchester City, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment