Futboll Gossip Seria A Sport

“MAMAJA JOTE ËSHTË KU***”/ Pas ofendimeve, reagon nëna e futbollistit në Serie A

Stadiumet në Itali kohët e fundit po bien preh e racizmit dhe ofendimeve të rënda.

Parma mposhti Romën me rezultatin 2-0 falë golave të Sprocatit dhe Cornelius, por edhe në këtë ndeshje u dëgjuan kore ofenduese në drejtim të mesfushorit të verdhekuqve, Nicolo Zaniolo.

Ishin minutat e fundit të takimit, kur mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një k..vë”.

Kjo nuk është hera e parë që Francesca Zaniolo bie pre e koreve ofenduese të tifozërive kundërshtare të Romës, pasi më herët të njëjtën gjë patën bërë edhe fansat e Lazios.

Vetë mamaja e mesfushorit ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se për koret kundër Balotellit, napolitanëve dhe katanzarezëve, janë mbyllur tribuna e gjobitur njerëz, ndërsa mamatë e futbollistëve duket se nuk vlejnë njësoj për organet disiplinore.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen dridhet para garës në Baku: Këtu podiumi është tabu për mua

Delo.autor

Sherr në ”Loro Boriçi”, sharje, shtyrje dhe sende nga tribunat

Sadik.Autor

PAS HUMBJES SHOKUESE/ Ja mënyra e kualifikimit të Interit në raundin tjetër të Championsit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment