Futboll Sport

INCIDENTET/ Shoqërohen dy tifozë që hodhën shishe plastike në “Air Albania”, identifikohet edhe ata që dëmtuan stadiumin (FOTO)

Burime në policinë e Tiranës bëjnë me dije se në zbatim të Kodit Penal që hyri në fuqi në fillim të muajit Tetor lidhur me masat kundër dhunës në sport, janë identifikuar nëpërmjet kamerave të stadiumit dhe janë shoqëruar 2 shtetas të cilët në ndeshjet e futbollit të zhvilluara në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, Vllaznia-Apolonia (Femra) dhe Shqipëri-Francë, kanë hedhur drejt fushës shishe plastike.

Njeri prej tyre që hodhi shishen plastike u proçedua në gjendje të lire në Prokurori, ndërsa tjetri ishte i mitur.

Sipas burimeve të Policisë së Tiranës janë identifikuar edhe shtetasit që kanë demtuar dhe thyer karriket e stadiumit ‘Air Albania’ në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Related posts

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

F.autor

REAL MADRID-SHAKHTAR/ Marselo dhe Mendi në fushë, Jovic i zë vendin Benzema (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FOTO/ Futbollisti shqiptar në krah të Coutinho dhe Paulinho

Q.Autor

Leave a Comment