Futboll Sport

E PABESUESHME/ Mos e humbi këtë supergol, portieri shënon nga 80 metra (VIDEO)

Portieri i skuadrës së Chivas Guadalajara , Antonio Rodriguez ka shënuar një gol mjaftë spektakolar në ndeshjen ndaj Tiburones Rojos de Veracruz.

Kur po luhej minuta e fundit e takimit, skuadra e Vercruz ishte hedhur e gjitha në sulm pasi rezultati ishte 2-1 në favor të Chivasit.

Mirëpo nga kjo përfitoi portieri Rodriguez, të cilit i erdhi topi në duar dhe duke parë daljen e portierit provoi fatin dhe e gjuajti topin fort drejtim të portës kundërshtare.

Gjuajtja e portierit nga 80 metra përfundoi drejt e në kuadrat duke i çuar shifrat në 3-1 për skuadrën e tij.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar i krejt takimit.

Related posts

“SHTËPIA E KAMPIONËVE”/ Partizani publikon ecurinë e punimeve në stadiumin e ri (FOTO)

Delo.autor

Gjermani- Arabia Saudite/ Shënon gol ylli 100 milionësh që e kërkon e gjithë Europa (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUSHME/ Pezullimi i HIGUAINIT, drejtuesit e MILANIT kanë vendosur që të…

Isa.Autor

Leave a Comment