Futboll Seria A Sport

KA LUAJTUR VETËM 4 NDESHJE NË KËTË SEZON/ Kërkon të largohet nga Milan në janar mbrojtësi…

Mbrojtësi i majtë zviceran, Ricardo Rodriguez, duket se po kalon javët e fundit me fanellën e Milanit, pasi do të provojë transferimin në një tjetër skuadër gjatë merkatos së janarit.

Rodriguez ka luajtur vetëm 4 takime këtë sezon dhe është lënë në stol nga mbrojtësi Theo Hernandez, ndërsa sot në zyrat e Milanit ka mbërritur edhe menaxheri i tij, që ka diskutuar me drejtuesit e klubit.

Vetë mbrojtësi nuk është i kënaqur me hapësirat që ka pasur këtë sezon dhe po kërkon të largohet, duke qenë se ka oferta nga klube të Bundesligës dhe Zvicrës, ndërsa Milani do të ishte gati të hiqte dorë për një shifër simbolike.

Related posts

“LUKAKU ISHTE I LUMTUR TEK MANCHESTER UNTED”/ Rrëfen Agjenti i “bomberit”: Ja arseja e transferimit tek “Zikaltërit”

Delo.autor

Ndahet nga jeta kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Sadik.Autor

AVIONI PËSON DEFEKT/ Real Madrid detyrohet të ndryshojë planin e udhëtimit pak orë para ndeshjes së parë

Delo.autor

Leave a Comment