Futboll Kategoria Superiore Sport

KAOS TEK PARTIZANI-LAÇI/ U ndërrua 3 herë gjyqtari nga “FSHF”, ja arsyeja …

Partizani-Laçi u gjykua me gjashtë arbitra me kryesor Laver Allën, por në caktimin e trupës gjykuese ka pasur kaos deri pak orë para startit të sfidës. “Panorama Sport” ka zbuluar atë që ka ndodhur, ku zyrtarëve të FSHF-së u është dashur që për caktimin e arbitrit kryesor të qëllojnë në shenjë në herën e tretë.

 

Gazeta ka mësuar se fillimisht është caktuar që takimi Partizani-Laçi të drejtohej nga gjyqtari me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti i Kolegjiumit të Lezhës. Ka qenë po ky arbitër që e ka gjykuar këtë çift edhe në fazën e parë në Laç dhe duke ditur se ka pasur kontestime për atë takim, mësohet se është vendosur të ndryshohet.

Më pas është menduar që takimi të gjykohet nga Kridens Meta i Kolegjiumit të Tiranës, por më vonë edhe ai është spostuar duke kaluar si arbitër linje, pas porte. Disa orë para ndeshjes kaosi ka marrë fund dhe është vendosur që drejtësinë në takimin Partizani-Laçi ta vendoste Laver Alla i Kolegjiumit të Lushnjës. Fatmirësisht, takimi ka kaluar pa probleme dhe pa kontestime nga ana e dy ekipeve, gjë e cila ndodh rrallë.

Gjithsesi, në takimin e djeshëm prania e arbitrave ka qenë e shumtë, ku përveç gjashtë që ishin të angazhuar në fushë, shumë të tjerë kanë qenë të grumbulluar në një nga dhomat e stadiumit “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër eksperimentin e parë të teknologjisë VAR në Superiore.

Related posts

Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, Veliaj zbulon takimin e fundit me të

Sadik.Autor

NDIZET SUPERSFIDA/ Tifozët e Napolit e “masakrojnë El Pipitën”,i dërgojnë mesazh të…

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Ndizet sfida në “Elbasan Arena”, Bajrami tenton të realizojë një SUPER GOL ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment