Futboll Sport

“KEMI NJË SKUADËR INTELIGJENTE”/ Trajneri Reja: Ja pse nuk vjen Taulant Xhaka

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur sot në prag të ndeshjes me Andorën e cila është e parafundit për kualifikueset e Europianit. Tekniku italian ka vendosur theksin te kjo sfidë e cila është para takimit me Francën,m ndërsa ka shpjeguar edhe situatën e Xhakës, i cili nuk ka ardhur në grumbullim me kombëtaren.

Ndeshja me Andorrën? “Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Mungesa e Cikalleshit? “Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kush do që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djem të tjerë që do japin më të mirën”.

Mungesa e Xhakës? “Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet”.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër? “4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli , nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit? “Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Related posts

BENEVENTO-MILAN/ Pas 15 minutash lojë, Franck Kessie zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” me penallti (VIDEO)

Delo.autor

ZBARKOI NË MILANO/ Ja kur do të prezantohet Ibrahimovic tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Emeri kërkon ndryshime tek ARSENALI, vendos RREGULLIN E ÇUDITSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment