Futboll Sport

“KEMI PAK MUNDËSI PËR KALIMIN E FAZËS NË GRUPE”/ Flet Conte: Nuk mund të vazhdojmë si…

Interi do të presë në shtëpi Helas Veronën ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Serinë A.

Zikaltërit nuk vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë, kjo për shkak të humbjes ndaj Dortmundit në mes javë, e cila i zbeh shanset që Interi të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Në prag të ndeshjes së nesërme, në konferencë për shtyp ka dalë tekniku zikaltër, Antonio Konte, i cili e vlerëson maksimalisht kundërshtarin dhe thotë se ndjen keqardhje për humbjen ndaj Dortmundit.

“Ndaj Veronës duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të përgatitur.  Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, ne duhet të jemi mirë, për të harruar zhgënjimin ndaj Dortmundit, zhgënjim i cili mund të lërë pasoja. Është pjesë jonë e pjekurisë, për të harruar shpejt hidhërimin në Ligën e Kampionëve.

Shpërthimi pas ndeshjes ndaj Dortmundit? Unë nuk e shikoj kështu si e shikoni ju. Duhet të përpiqemi të kuptojmë se ku janë bërë gabimet. Kam ardhur këtu për ta ndryshuar këtë ekip, dhe jo të vazhdojmë si në 9 vitet e fundit. Disa gjëra duhet të bëhen më mirë, sepse në jemi Interi. Nuk kam probleme me drejtuesit, ne ndajmë të njëjtat mendime.

Kalimi i fazës së grupeve? Nëse do të fitonim ndaj Dortmundit do të ishim me një këmbë në raundin tjetër, për atë që treguam në Gjermani dhe ndaj Barcelonës, kemi keqardhje që nuk morëm pikë. Të jem i sinqertë, them se humbja ndaj Dortmundit i ka zbehur shanset tona që të kalojmë në. Mundësitë për të kaluar fazën e grupeve janë të vogla, megjithatë ne duhet të fitojmë në ndeshjet e radhës për të shpresuar te ndonjë rezultat.”, u shpreh Konte.

Related posts

MERKATO NË KOHË PANDEMIE/ PSG-ja trondit tregun, por Premier Liga s’ka rivalë

Delo.autor

KUMBULLA I PRISH FESTEN MILAN/ S’mjafton Ibrahimovic, “Djalli” e pëson nga portieri

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish kampioni i botës në UFC “masakrohet” me një nokaut brutal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment