Futboll Premier League Sport

“KEMI PUNUAR 4 VJET PËR T’U BËRË PËRBINDËSHA”/ Rrëfen Klopp: Ja sekreti i golave të vonë

Jyrgen Klop ka zbuluar sekretin se si Liverpuli është bërë specialist i golave të vonë në Premier Ligë. Trajneri gjerman i quajti djemtë e tij “përbindësha mentaliteti” në fund të sezonit të shkuar.

“Reds”-at kanë humbur vetëm 1 nga 51 ndeshjet e fundit në kampionat dhe vazhdojnë t’i zgjidhin sfidat edhe atëherë kur duket se nuk ka mbetur më kohë. Ata kanë fituar 10 pikë nga pozicionet humbëse (rekord në Premier Ligë këtë sezon) dhe kanë lënë vetëm 2 pikë në 12 javët e para të sezonit. Gjermanit i kërkohet shpesh se cili është sekreti i tij. Dhe ndërsa gjendja fizike është një faktor kyç, Klop thotë se ai dhe lojtarët kanë punuar shumë në aspektin psikologjik prej vitesh.

jurgen klop

“Sigurisht që e gjitha ka të bëjë me mentalitetin. Nuk mund t’u kërkosh lojtarëve thjesht të sulmojnë dhe të presësh se goli do të vijë. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë, atëherë në një moment kur ti je në disavantazh 1-0 dhe kanë mbetur edhe 10 minuta, ti mjafton të japësh urdhër. Por ti duhet të besosh ende. Duhet të krijosh diçka që ne e kemi krijuar së bashku prej shumë kohësh. Njerëzit flasin për këtë, por unë nuk e marr për të mirëqenë. Fakti që ka ndodhur kaq shpesh, ka qartazi lidhje me psikologjinë. Po e bëre një herë, me shumë mundësi do ta bësh përsëri dhe përsëri.  Nëse dështon në diçka, atëherë duhet ta bindësh veten se mund ta bësh. Për këtë kanë punuar këta djem gjatë 4 viteve të fundit”, thotë Klop për “The Athletic”. Liverpuli i tij nuk mposhtet prej 46 ndeshjesh në “Anfield” në Premier Ligë.

Related posts

PAS EPISODEVE TË DHUNSHME NË EUROPË/ UEFA dënon klubin e Kamer Qakës për incidentet, ja vendimi i ashpër

Delo.autor

Man City-Fulham/ Zbllokohet sfida: Sane kalon në avantazh “qytetarët” (VIDEO)

Isa.Autor

“THUMBON” MANCHESTER CITYN/ Sulmuesi Sane: Erdha te Bayern për Championsin, ju tregoj më acaruesin

Delo.autor

Leave a Comment