Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA TRE KLUBE TË MËDHA TË SERIE A/ Ja ku dëshiron të transferohet mbrojësi Florenzi

Alesandro Florenci po kalon një periudhë të vështirë te Roma këtë sezon në drejtimin e Fonsekës, teksa ky i fundit nuk e ka një zgjedhje të parë mbrojtësin dhe e ka lënë në stol për ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Verën e ardhshme është Euro 2020, dhe sigurisht që dëshira e lojtarit është të jetë i grumbulluar me Italinë. Tekniku i “Axurëve” ia ka bërë të qartë futbollistit, që nëse dëshiron të grumbullohet me kombëtaren, atëherë ai duhet të luajë vazhdimisht.

Diçka të tillë nuk po ia del ta bëjë te Roma dhe tashmë ka filluar të mendojë largimin nga kryeqytetasit. Janë disa skuadra që interesohen për të marrë shërbimet e futbollistit, kryesisht nga kampionati italian. Juventus, Inter dhe Firoentina po mendojnë ta afrojnë lojtarin në janar. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, dëshira e futbollistit është të kalojë te Interi, ku do të bashkohej me trajnerin Konte, me të cilin ka punuar edhe te kombëtarja. Florenci9

Por, edhe një kalim te Juventusi e shikon me sy të mirë, pasi aty do të kishte edhe mundësinë të luante me lojtarë të mëdhenj. Ndonëse janë duhen edhe dy muaj nga merkato e janarit, dy pistat e mundshme për Florencin janë ato të Interit dhe Juventusit.

Related posts

4 SFIDA NGA PËRFUNDIMI I KAMPIONATIT/ Bartomeu “ndez” polemikat: VAR-i favorizon gjithmonë të njëjtin ekip

Delo.autor

LEGJENDA BRAZILIANE/ Shumë shpejtë NEYMAR do të jetë më i miri në botë

Isa.Autor

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 5 parashikime

Q.Autor

Leave a Comment