Futboll Sport

CR7 ËSHTË LIDERI YNË”/ Flet trajneri i Portugalisë: Ronaldo duhet ende ta shënojë golin më të…

Portugalia do të përballet me Luksemburgun sot në 15:00, në ndeshjen përfundimtare dhe vendimtare për kualifikueset e “Euro 2020”. Një pikë do t’u mjaftonte luziantëve ndaj Luksemburgut, nëse Serbia nuk del me pikë të plota nga transferta ukrainase, por për Fernando Santosin, llogaritë skuadra e tij duhet t’i bëjë vetëm me veten. Tekniku i portugezëve i druhet fushës së Luksemburgut, teksa në konferencë për shtyp deklaroi:

“Pasi të stërvitemi do të shohim kushtet e terrenit. Katër vjet më parë fusha nuk ishte e mirë, për më tepër binte shi, pra ishte një fushë e vështirë dhe kundërshtari ishte gjithashtu i vështirë. Kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim, pasi nëse klimat apo fusha nuk janë optimale, e njëjta gjë do të vlejë edhe për rivalët tanë”. Përveç stadiumit, 65-vjeçari duhet t’i bëjë llogaritë edhe më gjendjen e të besuarve të tij.

“Kemi pasur 72 orë për të përgatitur këtë sfidë dhe do të verifikoj gjendjen e futbollistëve deri pak për para ndeshjes. Për fat, kam 23 futbollistë cilësorë dhe e di që mund të kem besimi te secili prej tyre. Fakti që ndonjëri ka qëndruar në stol nuk është shenjë mosbesimi nga ana ime”, tha Santos. Komenti i fundit, i pashmangshëm, ishte në lidhje me gjendjen e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez është në qendër të polemikave lidhur me formën e tij, por tripleta ndaj Lituanisë ishte një “shkelm” për kritikat. “Ronaldo është lideri ynë, ka shënuar dhe do të vijojë ta bëjë. Goli më i bukur për të është gjithmonë ai i radhës”, përfundoi Santos.

Related posts

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Premier Ligës merr vendimin përfundimtar për Stiven Xherrard

F.autor

Wanda Nara: Sampaoli duhet të shkarkohet, ja kush është numri 9-të më i mirë tek Argjentina

Isa.Autor

DRIDHET JUVENTUS/ Shkurti është muaj i zi për trajnerin Sarri, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment